Në zemrën time-

Kultura

Në zemrën time-

Nga: Zymer Mehani Më: 21 janar 2022 Në ora: 14:34

Në zemrën time-
Një lule


Një trëndafil
Një rreze drite
Dhe një bilbil

Në timen zemër-
Një emër


Një shpresë
Një fjalë
Dhe një besë

Në shpirtin tim-
Një qiell kaltëron


Një diell ndriçon
Një yll vezullon
Një dashuri jeton-
EMRIN E KA ATDHE

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat