Popull i dashur!

Kultura

Popull i dashur!

Nga: Adem Bytyqi Më: 24 janar 2022 Në ora: 22:03
Adem Bytyqi

Popull i dashur 

A e keni kuptuar 

Kush është 

duke iu përfaqêsuar?

 

A përcollët sot parlamentin

U folë aq shumë 

Nuk u tha asë gjë 

Lufta për pushtet 

Ishte uniformë

Për t'gjithë deputetë.

 

Opozita dhe qeveria

U përplasen n'mes veti

Pse n'gjithë Evropën 

U shtrejtuar energjia.

Për këtë thotë opozita 

Fajtore është qeveria.

 

Qeveria tha

Skemi kah t'ia mbajmë

Pakë a shumë

Energjinë ta shtrejtojmë

 N' bursën rajonale 

Energjia është shtrejtuar

Kosava nuk ka energji 

Duhet importuar.

 

Opozita këmbëngul

Mos t'shtrejtohet energjia

Qytetarët janë t'vafêr

S'kanë lekë për ta paguar

Jetojnë të shqetësuar

N'kushte shumë t'rënda.

 

 

Qeveria i tha opozitës 

Dy janë opisionët 

T'shtrejohet energjia

Mos t'na kaplojë terri 

Ose mos t'shtrejtohet energjia 

T'na  mungojë drita 

Nxemja n'këtë  acar dimri

T'fohtit t'a përballojmë

Duke u mbeshtjellë

Me gjepe e botania.

 

Kësaj radhe n'parlament

Më shumë u vrejt

Lufta për pushtet

Se sa angazhim i deputetëve

Për t'ua zgjidhur hallet qytetarëve

N'këtë krizë energjetike 

N'Kosovë kaq t'madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat