Vetja

Kultura

Vetja

Nga: Fitore Halkaj Më: 21 qershor 2022 Në ora: 21:48
Fitore Halkaj

Për të ardhur në këtë botë
Nuk më pyeti mua askush
Për ta jetuar jetën dua ta pys vetëveten
Për të vdekur vendos natyra

Kur më vije të qajë
Loti dua të rrjedh lirshëm
Nëse buzëqeshja e mbuan dhembjen
Do të lirohem nga lotët

Çdo gurë në rrugë
Do ta kaloj vetëm me këmbët e mia
E kur nuk mundem të vazhdoj
Do ulem aty deri forca të më urdhëron

Ajo që më lumturon
Do e mbaj në gji deri në gjumin e thellë
E kur të zgjohem
Jetën do e shikoj me sytë e tu lumturi

Edhe minuti i fundit
Dua të jetë sikur të ishte i pari
Më ty jetë nuk dua kurrë të përlahem
Të dua shumë për të lënë kaq herët.

TINËZAK

Ti që më vure në litar të këputur
Apo vallë më shihje si një lodër e fëmijëve
Kur të bie në tokë të lozi më të
Jo, nuk jam ajo që do të humb edhe një here

Ike më kokë të ulur para pasqyrës
Në sy nuk shikon as djallin e zi
Sa vështirë më duket mua o i gjorë
Asaj rruge nuk dua kurrë të të takoj

Tinëzak i mjerë që nuk je asgjë tjetër
Më gjak të helmuar më helm gjarpëri
Nuk frikësohem më që më kafshon
Më sy të djegur atëherë kur më shikon

Sa luftëra u bënë me vite të tëra
Nuk erdhi një ditë që unë e urova
Të prita o diell të dalësh nga retë
Kjo nuk ndodhi kurrë dhe më nuk mund të pres

U lodha bre nga fjalët si plumb
Sa herë më shpuan deri në asht
Nuk marr frymë nga frika e madhe
Që një ditë do më mbytë përgjithmonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat