Kur të do e s’të do Evropa

Kultura

Kur të do e s’të do Evropa

Nga: Gëzim Muçolli Më: 24 qershor 2022 Në ora: 11:22
Gëzim Muçolli

E kanë marrë vesht moti
Edhe Europa midis Brukseli
Se çfardo që të na ndodhi
Neve nuk na le kurrfarë sheji.

Jemi interesant edhe ekzotikë
Të veçantë në zhdukje e sipër
Flasim keq për veti hiç pa frikë
S’na do Europa mësa një rriqër.

Japim selam në të majtë
Veç me bindje te interesi
Selam japim edhe në të djathtë
Duam veq të na nxehet xhepi

Eurove asnjëhere nuk iu vjen era
Dashni kem për lek Ditën e Natën
Mes nesh Ideologjija dhe Feja
Gjith’ na e dhanë të mbrapshtën.

Sërish t’na kuptojnë gjithë bota
Prap nisim ta shajmë Europën
Detyrat e shpisë hiç s’ na kujtohen
Se veq korrupsioni po e sillka Tokën.

Europë e dashur ishim e jemi autoktonë
E ti veq na mashtrove me rrena t’bukura
Nuk na le kurrë rehat në hallin tonë
Dashnore e rrejshme si emër për kurva.

Edhe ndonjë ditë e prap kthehet shpresa
Se ne prap këtu do të jemi
Do heqim edhe dhëmballë të tjera
Veq të ulemi  me nder aty ke veni..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat