Kosova

Kultura

Kosova

Nga: Adem Bytyçi Më: 8 gusht 2022 Në ora: 13:10
Adem Bytyçi

Kosova është histori

Kosova është krenari

Kosova êshtë mallëngjim

Kosova është djepi i shqipëtarisë.

Kopshti i lulëve t'lirisë.

 

Kosova simboli i dashurisë

Heroinë e luftës për liri

Sa martire po aq edhe krenare

Në dallgët e qendresës për pavarêsi

 

N'themelët e saj t'lirisë

Qendron gjaku  i njom

I bijeve dhe bijave

Ma t'çmuara t'kombit tonë

Ëmrat  e tyre t'skalitur

N'mendjet dhe shpirtatë 

E t'gjithë shipëtarëve kudo që janë

T'cilët i kujtojnë me shumë dashuri e mall.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat