Ku janë?

Kultura

Ku janë?

Nga: Adem Bytyçi Më: 22 maj 2023 Në ora: 23:57
Adem Bytyçi

Ku janë politikanët tanë?

Para lufte thuhej 

Kosova prodhonte

Beogradi ndërtohej

Serbêt pasuroheshin

Shqipëtarêt varfroheshin

 

Ari i Trepçës

Garantonte kreditë e jashtme t'jugoserbisë

Serbia n'luftën e fundit 

Vërtetë me varre masive 

T'shqiptarëve t'Kosovës

E mbushi territorin e Serbisë

Por tokën e Kosovës 

Pasuritë natyrore t'Kosovês 

Nuk i ektradojë askund

Mbeten këtu n'Kosovë 

N'cilën ishin gjithmonë.

 

Ku janë politikanët tanë?

Që këto pasuri t'Kosovês 

Nuk i shfrytëzojnë 

Për ngritjën e mirëqenies 

Së popullatës së Kosovês 

Por nga papunësia 

Dhe varfëria 

Për çdo ditë 

Qytetarët tanë 

E lëshojnë Kosovën

Nga humbja e shpresës 

Se këtu s'mumd t'jetohet.

 

Ku janë politikanët tanë?

Qytetarëve u premtojnë rrena ditën

Ndërkaq natën,duke i vjedhur

Pasurohen n'kurrizin e tyre.

 

Nuk mund t'ua fshehim

Për t'mos ua thënë n'sy 

Se politikanët tanë pas lufte

N'vend qê t'angazhoheshin 

Për zhvillimin e shtetit 

Dhe ngritjen e mirëqenies së qytetarëve t'Kosovês

I kanë mbushur xhepat për veti

Kanë krijuar pasuri t'pa imagjinushme

Duke i'a imponuar qytetarëve 

Ta lëshojnë vendin e tyre 

Nga hija e frikës

Se nuk mund t'jetohet n'Kosovë

N'vendin më t'pasur n'rajon.

 

Pra një politikë e tillë

Nëse nuk ndryshon

Për fatin e keq

Qytetarët e Kosovës

Gjatë ka për t'i lënë n'terr.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat