Trishtim!

Kultura

Trishtim!

Nga: Adem Bytyqi Më: 26 maj 2023 Në ora: 15:45
Adem Bytyqi

Deputetët e kuvendit

Ua ngritin rrogatê vetit

N'një kohë 

Kur qytetarët e tyre

Nga pa mundësia 

Për ta jetuar jetën e tyre

E lënë Kosovën

Duke ikur n'përendim

Me shpresën 

Se atje do t'gjejnë shpêtim 

 

Kosova dita ditës 

Po shpopullahet

Kush mund t'jetë përgjëse 

Për një t'merr t'tillë

Përveqês politikanët e Kosovës

T'terbuar nga etja e shfrenuar

Për tu pasuruar vetë

Qytetarët dhe vendin e tyre

Kosovën Martire 

Për ta varfëruar .

 

Me politikanë 

T'këtyre përmasave anti kombëtare

Nuk do t'jetë largë dita

Kur Kosova  do t'mbetet pa popullêsinë shqipêtare

E zhytur në vaj dhe pikëllim

Për t'kaluarën e saj krenare

Për sakrificën e atyre djelmoshave

Trima  

Që dhanë jetën për një Kosovë tjetërfare 

N't'cilën nuk do t'ket 

N'mes shtresave shoqërore

Aq duferenca t'thella sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat