Diversiteti Kulturor i Kosovës në festivalin e këngëve tradicionale

Kultura

Diversiteti Kulturor i Kosovës në festivalin e këngëve tradicionale

Më: 31 gusht 2018 Në ora: 00:20
Diversiteti Kulturor i Kosovës në festivalin e këngëve tradicionale

Festivali Tradicional i Këngëtarëve që u mbajt për herë të tretë në ambient të hapur në fshatin Grnçare prezantoi diverzitetin kulturor i të gjithë komuniteteve ë Kosovës

Festivali në këtë fshat mblodhi interpretues të këngëve tradicionale nga të gjitha komunitetet e Kosovës: shqiptar, boshnjak, goran, turk, serb, rome, ashkali dhe egjiptian.

Pjesë e programit ka qenë edhe ekspozita e veshjeve tradicionale të komuniteteve qe jetojnë në Kosovë.

Festivali është organizuar nga Shoqata e kulturës PLEJADA Prizren, nën patronazhin dhe me mbështetjen e Zyrës së Presidentit të Kosovës, Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komunës së Prizrenit dhe Organizatës “Kultura për

Ndryshim” në kuadër të projektit te BE-së në implementimin nga Qendra Multimedia dhe Instituti Goethe, në festivalin kanë qenë të pranishem disa mijëra mysafirë, figurat publike dhe politike.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat