Me qenë në poliklinikë

Kultura

Me qenë në poliklinikë

Nga: Fatmir Lohja Më: 28 shtator 2018 Në ora: 15:09
Fatmir Lohja

Kur  dola në  pension të përkohshëm ,u punësova si  roje në poliklinikën e lagjes. Mendova se do t’i mbyllja sorollatjet në  qytet, dhe  njëkohësisht do t’i shtoja ndonjë lek pensionit të vogël. Jam  i shkolluar për ushtarak dhe i  punësuar  me vite të tëra në ushtri. Kam bërë roje operative me ditë e me net dhe nuk e kam pasur kaq  vështirësi si rojet objekteve. Ushtrija mbi të gjitha ka displinën. Ka lodhje fizike,por   dihet se pa stërvitje nuk ka rezultate të larta.

E mora  punën me qejfë e  dëshirë .Poliklinika  gjëndet pranë qendres së qytetit. Eshtë e rrethuar me kangjella. Ka një oborr të vogël përpara.Për t’u futur në oborr  ka një derë rreshqitëse. Zakonisht ajo  rri hapur rreth  një metër,për të hyrë pacientët të shoqëruar edhe nga biçikletat,motorçikletat dhe nga  karrocat e invalidëve. Dera hapet e tëra vetëm në rastet kur vjen; autoambulanca me urgjencë; furgoni e policisë,që sjell për vizitë  pacientë të arrestuar; ministri  e lart. Automjet tjetër nuk lejohet të hyjë brëna,madje as edhe autovetura e drejtorit . Përballë derës rreshqitëse,rreth njëzet metër larg, është një sheshpushim i ngritur pesë shkallë nga toka. Aty ështe hyrja për në institucion.

Me pronarin e shoqërisë së ruajtjeve të objekteve,që më punësoi,  u muarëm  vesh, që përveç  ruajtjes së objektit, të komandoja edhe derën  rreshqitëse të  oborrit. E mora përsipër sepse jam mirë fizikisht. Do  të më kalonte dita më shpejt,por edhe do të ndihmoja ndonjë mik.Ndërsa kur  pacientët hyjnë në institucion , displina mbahej  nga punonjësit e saj. Kështu  u formulua edhe në kontratën  e punës.

Me mjekun Filip ,që ishte drejtori e qendrës shëndetësore,  e pata të veshtirë komunikimin. Ai më kërkonte te mbaja  dispiplinë ushtarake për pacintët edhe brënda në poliklinikë. Kjo detyrë shtesë   ma shkatërroi deshirën për punë.

 Një ditë me thërritën urgjent të qetësoja gjendjen brënda. U futa  padëshirë. Gjej  polic Hysenin,në koridorin e katit të dytë, të përskuqur ,si lafsha e  gjelit të detit. Bërtiste me zë bariton. U përshendetëm kur hyri në poliklinë. Njihemi edhe si ushtarakë dhe njëkohësisht  jemi edhe komshi.

Hysen qetësohu për hatrin tim!
Ik se po të fus ndonjë shkop gome,që të vinë mend e kokës  në vend!
Jam Koçoja.Nuk po më njeh?
Në këto momente nuk kam deshirë të të njoh.
Me çfarë mund t’u ndihmoj?- u mundova ta qetësoj.
Ma mbaj këtë mjekun,që ta zhdep me shkop gome!
Këtë punë nuk mund ta bëj. Jam  specializuar për t’i futur plumbin ballit pushtuesit të huaj,dhe për t’i dalë zot kombit tim në rast fatkeqësishë. Zotni polic thirri mendjes se nuk e ke mirë!
Mu zhduk se të hyra ty në vend të tij!

Ia zbatova urdhërin, sepse nuk kisha kobure në brez.I  erdhën kolegët ,që  e hoqën qafe nga poliklinika trimin me shkop gome.E kam të thadruar në kokën time,  por u a këshilloj edhe të tjerëve: “Me mjekun dhe policin mos u futni në konflikt.I pari, nga humbja e arsyes ,si rezultat i nxehjes nervore,të jep ilaçe tjetër për tjetër,dhe nuk i di askush pasojat më pas. I dyti,të zhdëp në shkop gome,e më pas të thotë më fal.” Kaq u bëra,por as  nuk  kam parë,e as nuk kam dëgjuar , për  grindje në mes një mjeku dhe  një polici,dy profesione që janë tërësisht  në sherbim të komunitetit. Jam betuar: ”Polic Hasanit nuk do t’i flas më me gojë.”

E dorëzova detyrën, sepse me  rastin, që do ju tregoi tani, nuk mund ta shtyja më. Në një ditë të bukur,në vjeshtën e parë, vjen të futët në poliklinikë një femër me qen përdore,sa një kalë.Ishte e; bukur; gjatë; kolme,si i kam merak unë. E veshur me elegancë nga koka deri të këmbët. Pulpat  e bronxuara i dilnin në pah nga minifundi në ngjyrë të kaltërt.Ishte në moshë rreth të dyzetave.E mbante hundën pak përpjetë,ndryshe siç e thotë kënga: “Mi ke mbushur dyzet vjeç,lëri nazet se nuk të kanë lezet!”Kur filloi të fliste me zhgënjeu tërësisht.Në kundërshtim me pamjen,sjellen e kishte për ibret.

Zonjë nuk lejohet hyrja me qen në isntitucionet shendetësore!- ia kujtoj rregulloren me zë të ulët.
O qorr dy syshë! Nuk e sheh që jam zonjushë?- më kthehet me tonalitet.
Jo. Edhe tani nuk po u dalloj dot, - e thumboj pa mëshirë.
Të paska rënë nuhatja.
Shumë e vërtetë. Që kur jam martuar,ma ka shkatërruar barbarisht gruaja nuhatjen ,për të ndjerë aromën e  Shtajzovalleve dhe afshin e Zanave të Malit.
Dukesh që jeni katundar.
E saktë.Megjithëse  stërgjyshi im ka lindur në katund,më pelqen folklori.Përshkrimi  në përralla i vashave të bukura,të zgjuara,natyrisht pa qen nga pas, edhe sot me mahnit.

Ajo fol e unë kthe,kërkonte të hynte me zor në qëndren shëndetësore me qenin e saj. Me vendosmeri e zura derën kryesore me trup .Filloi të më shante pa doganë.Për turp dhe faqe të zezë, më etikoi edhe shkërllatë. Ju betova se nuk jam anëtar i shoqatës së  LGBT-së,por burrë i martuar me katër fëmijë. Doktor Filipi, nga shesh pushimi i shkallëve ,më urdhëronte në vazhdimësi,që të mos e lejoja të hynte brënda me qen,por  edhe mos ta pengoja ,po të deshironte të vizitohej vetë.

U rrit siraja e pacientëve si në hyrje edhe në dalje.Shpëtova për pak çaste. Zonjusha filloi të më dhimbsej.Ju turren të ngratës pacientët, si në hyrje ,edhe në dalje,që të hapte rrugën e qëndres shëndetësore.Siç i dëgjova unë,jam i bindur se edha ajo i ka dëgjuar bjerrakohësit profesionist,që debatonin jashtë vorbullës së ngjarjeve.

Për t’u parë, i ka të paguara të tëra.Nga  mend e kokës qënka karajfile,- e filloi i pari.
Janë bërë qent të besdishëm kudo,- e tjerrte tjetri për bri.
Ke të drejtë.Si tatimorët, edhe qent i sheh kudo në qytet.Të parët duke vënë gjoba,ndërsa të dytët duke lehur  vend e pa vend.
Ka ndryshim nga e kaluara.Duhet thënë e vërteta e pastër qelibar.
Ku është ndryshimi?- pyeti një rinush.
Sot edhe qent e rrugës janë të vaksinuar.
Për shkak të tyre na janë ftohur dashnoret.
Drejtë e ke.Shihe rastin konkret! Thotë se ka mbetur zonjushë.Arsyeja krejt e thjeshtë. Nuk i sheh azganët, se a ka mendjen te qeni.

Në këtë zallamahi ndërhyri një qytetar për të dhënë zgjidhje.Gjatë kohës që ajo do të bënte vizitën,ai merrte përsipër për t’i ruajtur qenin me dashuri  ,në respekt të bukurisë së zonjushës. Ajo u nxeh më shumë nga propozimi. U bë kuq e flakë. Nuk mund ta kuptonte se si mund ta linte qenin në duart e dikujt, që nuk e njihte. Sipas saj, Baloja, pra qeni që ajo mbante për dorë, nuk ishte kafshë ,por njeri. Sepse është i tillë ajo e mbante edhe në dhomë te gjumit. Me këtë arsyetim nuk i kishte vënë as gojëz,e as strajcë në prapanicë. Bënte be e rrufe,se në të gjitha zyrat e shtetit nuk e kanë penguar të futet me qen .

Më hap rrugën se nuk jemi në repart ushtarak !- më uluret  papritmas.
Po të ma bëjë këtë skenë në derën e repartit ushtarak, kjo punë do të ishte zgjidhur shumë shpejt.
E si?
Qenin do ta sharronim me kallashnikov, me justifikimin se po ruanim nga ujku kopenë e dhënëve të repartit. Më pas do t’u jepja urdhër ushtarëve që t’u argetonin sa më shumë.
Kaq i pashpirtë jeni ju?
Kjo ishte detyra ime:Të ruaja atdhenë  nga pushtuesit, me sa më pak humbje tek të mitë.  
Më liro rrugën,se u bë mizëri!Nuk e kupton se pacientët do të shkruajnë në portalin qeveritar për këtë katrahur në derë?- më urdhëron drejtori nga sheshpushimi.
Njofto komisariatin e policies, se kjo nuk han arsye,- i përgjigjem me vendosmëri.
Kam respekt për damat, prandaj nuk e njoftoj policinë, -më përgjigjet Filipi buzagaz.
Ju punonjësit e kësaj poliklinike të tërë nuk e keni sytë në ballë!?Nuk jam damë,por zonjushë,o plak matuf!- ju turr doktorit ,zonjusha  me qen , të lidhur me zinxhir.

E pashë mirë që buzeqeshja e drejtorit u tjetërsua. Në këtë çast,dalin nga qendra shëndetësore dy vajza të mitura, të kapura për dorë nga nëna e tyre. Filluan  të ulurinin  në panik.U mbështollën te fustani i  mamasë ,nga frika që u kishte hyrë në palcë.”Ujku!Ujku! – thërrisnin  me një zë.

- Koço!Ma sill zonjushën brënda dhe qenin mbaje ti!- më urdhëron Filipi me krenari.

- Do ta kisha kryer me endje këte punë,pa më urdhëruar ju.E keqja, zoti drejtor,qendron se ajo nuk pranon të ndahet nga Baloja

- Kush është Baloja.

- Eshtë kali i lidhur me zinxhirë.

-Nuk shoh kalë askund?

- Nuk ke si ta shohësh,se të kanë mbetur sytë te drenusha.

-Koço!- më drejtohet Filipi me nervozizëm,por pa u afruar.- Me  mua nuk mund të punohet në këtë mënyrë!

- Zgjidhe vetë këtë mesele , se unë po i bëj naftën kësaj pune,- dhe për herë të parë ,në kundërshtim me bindjet e mia,dezertova nga detyra.

Bëra mirë apo keq , këtë e di Perëndia,lart në qiell!?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat