Komuna e Kumanovës do të ndërtojë një rrugë të re

Kumanova

Komuna e Kumanovës do të ndërtojë një rrugë të re

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 17:46
Kumanovë

Komuna e Kumanovës ka shpallur konkurs për zgjedhjen e firmës që do të punojë për ndërtimin e segmetit që do të lidh rrugët “11 Tetori” dhe “11 Nëntori“.

Firmat e interesuara për të realizuar këtë projekt rrugor duhet të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm deri më datën 17 të këtij muaji.

Për realizimin e projektit është paraparë të ndahen rreth 5 milion denarë.

Komuna e Kumanovës, më parë ka larguar 24 kiosqe të përkohshme nga rruga “11 Tetori”, me çka ka krijuar kushte për ndërtimin e një rruge të re.

Qëllimi i ndërtimit të kësaj rruge, sipas kryetarit të komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, është që të zvogëlohet trafiku drejt Spitalit të Përgjithshëm dhe të krijohen kushte më të mira për qarkullim drejt lagjes “Bedinje” dhe komunës së Likovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat