Një 32-vjeçar nga Kumanova, viktima më e re në moshë nga Covid 19

Kumanova

Një 32-vjeçar nga Kumanova, viktima më e re në moshë nga Covid 19

Më: 7 prill 2021 Në ora: 21:06
Foto ilustrim

Një 32 vjeçar nga Kumanova, është viktima më e re në moshë që është regjistruar në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut.

Në tërë territorin e vendit, janë regjistruar gjithsej 51 viktima.

Më së shumti, 20 viktima janë regjistruar në Shkup dhe janë të moshës prej 47 deri në 87 vjeç.

Nga 5 viktima janë regjistruar: në Prilep të moshës prej 72 deri në 84 vjeç dhe në Strumicë të moshës prej 72 deri në 84 vjeç.

Nga 3 viktima janë regjistruar: në Kumanovë, më i riu 32-vjeçari dhe më i moshuari 52-vjeçar dhe në Koçan të moshës prej 46 deri në 63-vjeç.

Dy viktima kanë regjitruar qytetet si Tetova, Gostivari, Kavadari dhe Ohri, kurse nga një viktimë kanë regjisruar qytetet si Manastiri, Negotina, Gjevgjelia, Radovishi, Dellçeva, Vinica dhe Vallandova.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar, se 50 pacientë kanë ndërruar jetë në kushte spitalore, ndërkaq njëri në shtëpi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat