Për 24 orë janë regjistruar 9 zjarre në rajonin e Kumanovës

Kumanova

Për 24 orë janë regjistruar 9 zjarre në rajonin e Kumanovës

Më: 3 gusht 2021 Në ora: 16:58
Maksim Dimitrievski

Në 24 orët e fundit në territorin e Komunës së Kumanovës kemi regjistruar 9 zjarre dhe është intervenuar nga ana e brigadës së zjarrfikësve, edhe atë në ambient të hapur dhe në zjarre pyjore në lokacionet – Tromegja, Çetirce, Pukovsko, Pezovo, Belakovce, tha kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski.

“Fatkeqësisht nuk ka viktima në njerëz dhe nuk kemi lëndime shëndetësore serioze, përpos në një rast ku pasoja do të konfirmohen në mënyrë shtesë nga ana e personelit mjekësor medicinal”, potencoi Dimitrievski.

Brigada e zjarrfikësve ka intervenuar në mënyrë shtesë edhe në tre lokacione. Në Komunën Staro Nagoriçane në lokacionin Malotino. Më shumë se 36 orë i japin mbështetje të vazhdueshme ekipeve të zjarrfikësve të cilët punojnë në atë terren, si dhe në mënyrë shtesë në lokacionin në fshatin Vaksinsë dhe Mateç.

Dimitrievski bëri thirrje për qetësi dhe respektim të të gjitha masave dhe vendimeve të Qeverisë dhe shtabit qendror të krizës, sepse vetëm nëse jemi të disiplinuar mund të dilni dhe të jeni të dobishëm për zjarrfikësit.

Në lidhje me shkakun e shpërthimit të zjarreve, ai theksoi se organet kompetente shtetërore duhet ta vërtetojnë përgjegjësinë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat