Arrestohet një person nga Kumanova, akuzohet për vjedhje

Kumanova

Arrestohet një person nga Kumanova, akuzohet për vjedhje

Më: 20 janar 2022 Në ora: 12:37
Foto ilustrim

Policia e Maqedonisë e ka arrestuar një person nga Kumanova, ditën e djeshme.

Siç njoftojnë nga MPB, policia ka privuar nga liria 26 vjeçarin S.A. nga Kumanova.

 Ai paraprakisht kishte kryer vjedhje në një depo në rrugën “Bilanovska” në Kumanovë, pas çka tek ai janë gjetur gjërat e vjedhura.

“Personi në fjalë është ndaluar në stacion policor të Kumanovës dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngritët padi adekuate”, thonë nga MPB.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat