Beteja e Koshares, si e përmendi Vuçiqi në Kinë - Bota Sot
Beteja e Koshares, si e përmendi Vuçiqi në Kinë

Lajme

Beteja e Koshares, si e përmendi Vuçiqi në Kinë

Më: 25 prill 2019 Në ora: 22:50
Pamje nga Beteja e Koshare

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se presidenti kinez Xi Jingping e ka dhënë dritën e gjelbër për bashkëpunimin tekniko-ushtarak ndërmjet Serbisë e Kinës.

“Kjo do të thotë furnizim me armatim të ndryshëm, me ç’rast me kushte të favorshme do të bëhemi me pajisjet më të nevojshme për vendin. Me siguri në vitin e ardhshëm do të furnizohemi me pajisje radarësh të avionëve dhe helikopterëve tanë. Dy fluturake pa pilot tashmë i kemi marrë. Po mendojmë të pajisemi edhe me raketat tokë –ajër që janë të jashtëzakonshme”.

“Me këto pajisje Serbia do të mundë ta mbronte qiellin e vet pesë ose gjashtë herë më shumë dhe më mirë se sa që mundet tash”.

Megjithatë, Vuçiqi ka shfaqur drojë për mundësinë që Serbia të pajiset me këtë armatim:

“Për këtë duhet të bisedojmë edhe me disa fuqi të tjera botërore, sepse mund të mos na shikojnë me sy të mirë”.

Sipas tij, brenda dhjetë vjetësh e ardhmja e luftës do të jetë në fluturaket vetëvrasëse pa pilot në mënyrë që të mos vriten njerëzit.

“Për shembull, pas dhjetë vjetësh beteja e Koshares nuk do të mund të përsëritej, pasi që çdo gjë ndryshon”, tha ai duke shtuar se “Serbia që nga tash është shumë më e fuqishme se sa para 20 vjetësh e pas 5 ose 10 vjetësh, ajo do të forcohet edhe shumë më shumë”, ka deklaruar ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...