Vuçiq pyet Thaçin: Çka po bën more ti?

Lajme

Vuçiq pyet Thaçin: Çka po bën more ti?

Nga: F. B. Më: 9 maj 2019 Në ora: 14:52
Aleksandër Vuçiq, Hashim Thaçi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq deklaroi në Tiranë ku morri pjesë në samitin e liderëve Brdo-Brioni, se pas takimit të sotshëm është e qartë se nuk shkojmë në ujëra të qeta, por nuk ka forcë që detyron Serbinë të shkoj kundër interesave të saj, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota Sot”.

Ishte takim ku është diskutuar hapur tha Vuçiq duke shtuar se "Secili ka mund të shpalos idetë e veta rreth konflikteve të ndryshme jo vetëm në Ballkanin perëndimor por edhe më gjerë. Jam i kënaqur që u fol hapur”, tha Vuçiq.

Ai tha se sot e kishte më të lehtë se aty kishte kryesuesin e kryesisë së BiH Dodik dhe kanë mundur të mbrojnë shpinë për shpine Serbinë dhe Republika Srpska.

Ata (Prishtina) thanë se nuk duan Republika Srpska në Kosovë, as dy gjermanit por se e duan vetëm Amerikën...

"Unë ju thash nuk vlen, mund të thërrisni edhe Kolinda Grabar Kitaroviç edhe Borut Pahor dhe Anxhej Dud po edhe amerikanët….po kjo është çështje mes serbëve dhe shqiptarëve dhe ne duhet të zgjidhim", tha ai

Vuçiq vazhdoi se iu ka thënë "Mblidhni mendtë duhet të bëni dialog, sepse ky nuk është teatër ku flisni për opinionin tuaj dhe flisni përralla për bashkimin kombëtar", tha Vuçiq duke shtuar se është e qartë se po hyjmë në fazë të rëndës sepse vërtetë është e rëndë.

"I kam thënë Thaçit ‘mund të ftoni edhe amerikanët edhe tjerët, por kjo është çështje e Serbisë dhe shqiptarëve. Nuk ka forcë që detyron Serbinë të punoj kundër interesave te saj".

E kam pyetu Thaçin “Çka po bën more ti? Ja e ke shpik ti këtë apo të ka ndihmuar dikush? Me këto fjalë në serbisht i thash. Ti nuk do këtë, nuk do atë, ja unë nuk dua asgjë nga ajo që ke ofruar dhe çka të bëjmë tash?", tha Vuçiq.

Nuk ka asgjë nga tri komunat e jugut të Serbisë

Në paralajmërimin e Thaçit se në të ardhmen në të gjitha takimet do të kërkoj njohjen e Kosovës plus tri komunat ne jug të Serbisë, Vuçiq ka thënë se nuk ka asgjë nga ajo.

"Të ju them menjëherë – lërini atë, njerëz nuk ka asgjë nga ajo. Nuk janë ata aq të fortë, as nuk është Serbia aq e ligë", tha Vuçiq.

Ai shpjegoi se është mahitur me pretendimet shqiptare për tri komuna duke thënë me ironi pse vetëm 3 komuna. “Pse nuk kërkoni më shumë, këtë  ekeni pak”.

Ai hodhi poshtë edhe spekulimet se nga përshëndetja dorë me dorë ishte shikuar mundësia e marrëveshjes së heqjes së taksës. "Jam përshëndetur me secilin në samit edhe me Thaçin, po nuk ishte përshëndetje zyrtare” tha ai duke u pajtuar se ishte dorë shtrëngim “i ftohtë”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat