Kërkohet dëbimi i ambasadorit Gjergj Dedaj nga Maqedonia

Lajme

Kërkohet dëbimi i ambasadorit Gjergj Dedaj nga Maqedonia

Më: 4 gusht 2019 Në ora: 20:41
Gjergj Dedaj

“Maqedonia e Bashkuar” një subjekt prorus në Maqedoninë e Veriut i ka bërë thirrje ministrit të jashtëm, Nikolla Dimitrov që menjëherë të dëboj ambasadorin e Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj për siç thuhet ndërhyrjen e ashpër në punët e brendshme të shtetit.

Sipas tyre, ambasadori kosovar në Maqedoninë e Veriut, bëri një deklaratë të fortë në lidhje me ekstradimin e Tomor Morinës në Serbi.

“Ambasadori i Kosovës në një deklaratë televizive hapur zyrtarisht i çoi porosi të fortë Maqedonisë nëse vjen tek ekstradimi i shtetasit të saj në Serbi. Procedura për ekstradim është kompetencë e gjykatave të vendit, ndërsa përzierja në punët e brendshme dhe mosrespektimi i detyrës së tij është në kundërshtim me Konventën e Vjenës për marrëdhënie diplomatike”, thuhet ndër të tjera nga kjo parti, e cila është kundër anëtarësimit të vendit në NATO dhe pro lidhjeve me Rusinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat