A ju kujtohet fotografia e famshme e Lutfi Hazirit me ish zëvendësshefin e SHIK-ut, Ilmi Reçica?

Lajme

A ju kujtohet fotografia e famshme e Lutfi Hazirit me ish zëvendësshefin e SHIK-ut, Ilmi Reçica?

Më: 29 gusht 2019 Në ora: 14:35
Lutfi Haziri dhe Ilmi Reçica

Një fotografi e famshme mes Lutfi Hazirit të LDK-së dhe ish-zëvendësshefin e SHIK-ut, Ilmi Reçica pati bërë bujë. 

Në këtë fotografi ata shihen duke kryqëzuar duart dhe duke ngre gotat e rakisë. Kjo tregon shumë për orientimin e LDK-së në raport me koalicionet parazgjedhore. Lutfi Haziri është zgjedhur tash udhëheqës i politikave të Lidhjes Demokratike të Kosovës ndërkohë që ai njihet si njeri i afërt me PDK-në dhe SHIK-un.

Lutfi Haziri tani është njëri prej njerëzve më të fuqishëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe gjasat janë që ndikimi që ka PDK-ja mbi të – të parandaloi një koalicion të Lidhjes Demokratike dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Lutfi Haziri i cili është nënkryetar i kësaj partie, së fundmi është zgjedhur shefi i Shtabit Zgjedhor nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat