Mediat serbe: Grenell nëse arrin ta zgjidh çështjen Kosovë-Serbi, do të bëhet nënkryetar i SHBA-ve

Lajme

Mediat serbe: Grenell nëse arrin ta zgjidh çështjen Kosovë-Serbi, do të bëhet nënkryetar i SHBA-ve

Nga: F. B. Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 12:32
Richard Grenell

Mediat serbe shkruajnë se, nëse Richard Grenell arrin që ta zgjidh çështjen e Kosovës deri në zgjedhjet presidenciale amerikane, do të emërohet nënkryetar i ShBA-ve apo sekretar shteti” shkruan “Kurir” duke u thirr në burime diplomatike, transmeton “Bota Sot”.

Këto burime thonë se çështja e Kosovës për Grenell është në fikus dhe në rend të parë ka vendosur bashkëpunimin ekonomik mes Beogradit dhe Prishtinës.

"Qëllimi i Grenellit është arritja e marrëveshjes që para së gjithave do thoshte përmirësim i raporteve dhe bashkëpunimit ekonomik, por jo edhe marrëveshje politike përkatësisht njohjen e Kosovës. Tramp po angazhohet që kjo çështje të zgjidhet, ndërsa Grenell është deri diku realist dhe për herë të parë pas 30 viteve ShBA nuk janë kryekëput në anën e shqiptarëve” ka thënë burimi diplomatik.

Ai ka shtuar se përkundrazi Grenel në takimin e para disa kohëve në Mynhen ka refuzuar që të takohet me kryeministrin e ri të Kosovës Albin Kurti, sepse përkundër kërkesave të ShBA dhe Uashingtonit nuk janë hequr taksat në mallrat serbe.

"Ai e ka porositur që këtë ta bëjë brenda disa jave, në të kundërtën askush nga administrata amerikane nuk do të takohet me te", thotë ky burim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat