Nga 1 prilli shfuqizohet taksa 100 për qind, hyn në fuqi reciprociteti ndaj Serbisë

Lajme

Nga 1 prilli shfuqizohet taksa 100 për qind, hyn në fuqi reciprociteti ndaj Serbisë

Më: 31 mars 2020 Në ora: 15:13
Dogana-Merdare

Qeveria në detyrë e Kosovës pritet të shfuqizojë plotësisht taksën 100 për qind për importet nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina për ta zëvendësuar atë me masat e plota të reciprocitetit tregtar dhe politik.

Zyrtarët në Qeverinë e Kosovës thanë se kjo masë bazohet në vendimin e 20 marsit, kur qeveria kishte vendosur që të lirojë nga taksa importet për lenden e parë nga Serbia.

Në bazë të këtij vendimi, është thënë se Qeveria e Kosovës, më 1 prill do të nxjerrë vendim për të shfuqizuar vendimet e qeverisë së kaluar të datave, 21 dhe 28 nëntor të vitit 2018, kur ishte vendosur taksa ndaj importeve nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Haki Abazi, tha se të gjithë këto masa do vendosen bazuar në veprimet e Serbisë dhe Bosnjë Hercegovinës ndaj Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat