Salihu për Sveçlën: Kur militantët protestojnë t’ia mbrojnë karrigen nuk ka shkelje, për besimtarët po

Lajme

Salihu për Sveçlën: Kur militantët protestojnë t’ia mbrojnë karrigen nuk ka shkelje, për besimtarët po

Më: 19 maj 2020 Në ora: 17:38
Fitim Salihu

Opinionisti Fitim Salihu, i ka reaguar deklaratës së Ushtruesit të Detyrës së Ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla rreth një iniciative për faljen e namazit në sheshin Skënderbeu.

Në një shkrim në Facebook, Salihu ka thënë se kur militantat protestojnë me e mbrojtë karrigen e Xhelal Sveçlës, nuk ka shkelje te rekomandimeve dhe ministri hesht.

Por, sipas tij, kur besimtaret protestojnë për hapjen e xhamive, ka shkelje të rekomandimeve dhe ministri reagon.

“Dmth kur militantat protestojne me e mbrojt karrigen e Xhelal Sveçles, nuk ka shkelje te rekomandimeve dhe ministri hesht. Por, kur besimtaret protestojne per hapjen e xhamive, ka shkelje te rekomandimeve dhe ministri reagon. Xhelal, kurre s’tu hoq kerbaçi prej dursh – here Xhelal inspektori, here Xhelal xhandari”, ka shkruar Salihu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat