Spasiç me akuza të rënda rreth krimeve të UÇK-së: Organe të serbëve iu janë transplantuar pasanikëve në 13 jahta në detin Adriatik

Lajme

Spasiç me akuza të rënda rreth krimeve të UÇK-së: Organe të serbëve iu janë transplantuar pasanikëve në 13 jahta në detin Adriatik

Nga: F.B Më: 1 gusht 2020 Në ora: 20:15
Bozhidar Spasiç

Ish-pjesëtari i Sigurimit shtetëror serb Bozhidar Spasiç ka deklaruar se organe të serbëve të Kosovës janë transplantuar në 13 anije-spitale që ishin ankoruar në detin Adriatik dhe shumica e këtyre organeve ishin për pasanikët gjermane, shkruan “Kurir” transmeton “Bota Sot”.

Bëhet fjalë shtoi ai, për jahta të shtrenjta ku janë bërë operacionet dhe ku bukvalisht ishte e mundur porositja e secilës pjesë të trupit.

Spasiç ka thënë se krijuesi ideor i tregtisë me organe ishte Thaçi, ndërsa serbët e robëruar janë dërguar n[ Shqipëri, ku janë ndodhur “shtëpitë e verdha” dhe për ata kanë ardhur helikopterët.

"Atë që opinioni ynë ende nuk e ka ditur, spitalet ku janë bërë mbjelljet e organeve kanë qenë të vendosura në anije. Helikopterët janë ulur në anijet e shtrenjta dhe këtu janë bartur spitalet. Kemi pasur personin bashkëpunëtor që ka punuar në një nga këto anije dhe thotë se: te ne vazhdimisht kanë qenë doktorët, kanë ardhur këtu dhe ato ishin operimet më të shtrenjta” ka thënë Spasiç në emisionin “Mëngjesi i vikendit” në Tv Happy.

Ai ka thënë se çdo gjë aty ka funksionuar si në “vetëshërbim” përkatësisht çdokush ka mundur të porosis organin e dëshiruar dhe do të i sillej.

"Nga Shqipëria përball rrugës së Italisë në detin Mesdhe, gjendeshin 13 anije-spitale të pasanikëve që kanë sjell kolegët e vetë dhe aty janë kryer operacionet menjëherë. Parat janë paguar në llogari të Thaçit, Haradinajt, Kadriut edhe tjerëve dhe këtu është i gjithë tregimi dhe e gjithë e vërteta” tha Spasiç.

Ai ia ka dal të siguroj një dokument sekret të shërbimit të inteligjencës gjermane BDN ku analizohet krimi në Kosovë dhe Maqedoninë perëndimore.

"Në raportin prej 20 faqe në 33 vende përmendet emri i Hashim Thaçit, që është shenjë sa ishte ai projekt i mafisë, krimit dhe tregtisë së njerëzimit” tha Spasiç.

Ai shtoi se në raportin e BDN-së injorohet tregtia e organeve dhe flitet se bëhet fjalë për mafi dhe aktivitete kriminale. Spasiç thotë se shkak i kësaj është “ përfshirja e gjermanëve në atë punë dhe se shumica e organeve të serbëve iu është dhënë pasanikët gjerman”.

Spasiç se në agjensionin e tij detektiv në vitet 90-ta kishte ardhur një gjerman që ka ofruar automobil të shtrenjtë në mënyrë që të i ndihmohet për “gjetjen” e veshkës.

"Më vonë kam mësuar se ai veshkën e ka gjetur dhe e ka transplantuar në Gjermani dhe e ka bartur nga Kosova” tha Spasiç.

Ai ka nënvizuar se Hashim Thaçi ishte kryes i gjërave të tilla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat