Gastronomet thanë s’ka kafe për qeveritarët, zëvendëskryeministri i thërret për kafe në Qeveri

Lajme

Gastronomet thanë s’ka kafe për qeveritarët, zëvendëskryeministri i thërret për kafe në Qeveri

Nga: N.Sh Më: 11 nëntor 2020 Në ora: 17:20
Fotografi e publikuar nga gastronomet

Pas njoftimit të masave të reja për parandalimin e transmetimit të koronavirusit nga kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar Shoqata e Gastronomëve të Kosovës (SHGK).

Ata nëpërmjet një postimi në faqen e tyre në Facebook, ‘SHGK’ ka thënë se kundërshton masat e reja, si dhe ka kërkuar nga qeveria që të krijojë Pako Ekonomike për Gastronomi në vlerë prej 10 milionë eurosh.

Në fotografinë e tyre, të publikuar shënon se nuk ka kafe për qeveritarët.

E pas kësaj, ka reaguar zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri.

Ai i ka ftuar për kafe gastronomet në zyrën e tij.

Ai thotë se aty në Qeveri do të sqarohen edhe më shumë.

Postimi i plotë:

Meqë nuk e paskeni kuptuar saktë vendimin e Qeverisë që në një situatë tmerrësisht të rëndë u ka lënë hapësirë që të punoni, minimalisht 14 orë në ditë, edhe pse ka pasur ide që të mbyllej gjithçka, dhe meqenëse ju nuk po qitni kafe, atêherë ju thërras unë të gjithë juve nesër në ora 12 për kafe, në zyrën time, në Qeveri. Aty do të sqaroheni edhe më shumë! Mirë se vini!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat