Përfaqësuesi rus në OKB sulmon Kosovën, e quan qendër rekrutimi dhe vatër të krimit të organizuar

Lajme

Përfaqësuesi rus në OKB sulmon Kosovën, e quan qendër rekrutimi dhe vatër të krimit të organizuar

Nga: F.B Më: 13 nëntor 2020 Në ora: 22:50
Vasilij Nebenza

Vasilij Nebenza, përfaqësues i përhershëm i Rusisë në OKB në një intervistë për “Sputnjik”, ka thënë se “Kosova po paraqitet si shembull i demokracisë së re, por të gjithë duhet ta dinë se ajo është qendër rekrutimi për terrorizmin ndërkombëtar dhe vatër e krimit të organizuar”, transmeton “Novosti” dhe “Bota Sot”.

Duke folur lidhur me gjykimin e ish-presidentit Thaçi, Nebenzja tha se “Rusia shpreson në gjykimin e drejtë të Gjykatës Speciale për krime të UÇK-së”.

“Kjo është Gjykatë Speciale. Ajo nuk varet nga askush formalisht. Rusia para së gjithave llogarit në gjykim të drejtë. Shpresojmë se Gjykata Speciale për krime të UÇK-së do të realizojë gjykim të drejtë dhe të gjithë të marrin atë që meritojnë. Sepse ka kohë që flasim për ish-zyrtarët e UÇK-së”.

Konferenca e parë statusore e procesit do të mbahet me 18 nëntor para gjykatësit të procedurës paraprake të Dhomave të specializuara të Kosovës në Hagë. Gjykatësi i procedurës paraprake ka ftuar të akuzuarit dhe mbrojtjen të jenë pjesëmarrës.

“Ndonëse katër të akuzuarit janë ftuar në shqyrtim, ata kanë mundësi që të vendosin të përfaqësohen vetëm nga mbrojtja apo edhe të marrin pjesë përmes video-lidhjes, ka theksuar për “Tanjug” zëdhënësja e Dhomave të Specializuara Angela Grip.

“Kjo konferencë statusore shërben për shkëmbim teknik të informatave, ku mbrojtja dhe prokuroria të vendosin si do të prezantojnë faktet njëra-tjetrës.

Çështja e paraburgimit e të akuzuarve

Përveç shqyrtimit të pyetjeve rreth procesit në lidhje me faktet në gjykimin pasues, pritet që në këtë konferencë statusore do të flitet edhe rreth paraburgimit në të cilin ndodhen të akuzuarit. Avokatët kanë paralajmëruar se do të kërkojnë që klientët e tyre të mbrohen në liri. Thaçi dhe të tjerët para gjykatësit kanë mohuar akuzën në të gjitha pikat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat