“Çartet” Vuçiq: Ne do mbështesim popullin serb në Kosovë dhe...

Lajme

“Çartet” Vuçiq: Ne do mbështesim popullin serb në Kosovë dhe...

Nga: F.B Më: 27 janar 2021 Në ora: 10:11
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë Vuçiq deklaroi se beson se do të ketë vazhdim të dialogut dikur, përkundër deklaratave jo përgjegjëse si ajo e krijimit të “Shqipërisë së madhe”, që vijnë nga politikanët shqiptar dhe porositi se Serbia në kuadrin evropian edhe botëror është e vogël, por në regjion duhet të ketë kujdes për deklaratat edhe hapat që ndërmerr ashtu që të mbetet çelës i stabilitetit, shkruan “Tanjug” transmeton “Bota Sot”.

“Në regjion ne jemi ata që duhet të kemi kujdes më së shumti. Ata të gjithë kanë të drejtë të japin deklarata jo përgjegjëse dhe të kenë sjellje jo përgjegjëse dhe le të bëjnë ashtu në Sarajevë dhe Prishtinë edhe të tjerët që nuk i përmendim. Ne nuk kemi të drejtë”, tha ai për RTS.

Vuçiq tha se Serbia duhet ta ruaj paqen dhe do të përgjigjet në mënyrë të mençur – me zhvillimin e mëtejmë të ekonomisë, ruajtjen e popullit dhe mbështetjen për popullin në Kosovë dhe Srpska, por edhe bashkëpunimin me shqiptarët edhe serbët.

“Le të flasin çfarë të duan, nuk duhet të keni asnjë frikë,sepse Serbia sot është shumë më e fortë se që ishte dikur, prandaj duhet të ulim tensionet dhe të shikojmë që të përparojë vendi”, tha ai.

Kjo do të thotë ngritje edhe të kulturës dhe ftoj qytetarët që shëtisin në sheshin Savës dhe shikojnë sa mrekullueshëm duket monumenti i i ri i ndërtuar për krijuesin e shtetit serb Stefan Nemanja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat