Reagimet e serbëve pas aksionit të Kosovës në veri

Lajme

Reagimet e serbëve pas aksionit të Kosovës në veri

Nga: F.B Më: 21 shtator 2021 Në ora: 09:22
Policia

Në Kosovë ka kaluar një natë me tensione, por e qetë pas vendosjes së njësiteve speciale ROSU në veri, shkruan “RTS”, duke njoftuar se sot mbahet mbledhja e Këshillit të sigurisë kombëtare, ku tema kryesore do të jetë situata në Kosovë, transmeton “Bota Sot”.

Ish-diplomati Zoran Milivojeviç ka thënë se kryeministri Kurti ka paralajmëruar këtë hap si pjesë të politikës së Vetëvendosjes dhe strategjisë për të arritur në pushtet.

"Kjo platformë tregon se nuk i jept mundësia dialogut, ajo do të thotë bisedë kryekëput për njohje dhe asgjë tjetër, pasi nuk synon të përmbush marrëveshjet dhe e bën pakuptimë dialogun”, tha ai, duke shtuar se kjo përcillet me mungesën e vullnetit edhe nga BE.

Lidhur me deklaratën e Lajçak se “kishte biseda të shkëlqyera” në Prishtinë, këtë sipas Milivojeviç duhet kuptuar në synimin për vazhdimin e dialogut.

Kjo tregon pafuqinë e BE si ndërmjetësues, në anën tjetër mungesë të vullnetit politik që është thelbësor në këtë moment”, tha Milivojeviç.

RTS shkruan se kaluan 24 orë nga vendosja e njësiteve ROSU në vendkalime dhe bllokimi i tyre për vendosjen e reciprocitetit për tabela të regjistrimit të automjeteve është ende në fuqi.

Në Jarinje ka forca të shumta policore me automjete të blinduara, ndërkohë që serbët kanë organizuar bllokadë të rrugës me parkimin e shumë mjeteve, situata ishte e qetë dhe ata kërkojnë heqjen e këtij vendimi.

Nga Prishtina presidentja Osmani ka porositur se “Kosova ka vendosur masën e reciprocitetit dhe ka zbatuar në tërësi marrëveshjen e Brukselit".

Drecun kreu i Këshillit të Kuvendit të Serbisë për Kosovë ka thënë se populli po dëshmon se do të luftojë për lirinë e vetë të lëvizjes ndërkohë që Prishtina në mënyrën më të vrazhdtë e pengon, për te shqetësues është numri i njësiteve speciale.

Me këto hapa Prishtina njëanshëm po shkel marrëveshjen e Brukselit dhe dëshmon s enuk do i respektojë ato, posaçërisht atë për formimin e asociacionit.

"Kurti ka kohë që ka paralajmëruar reciprocitetin, një kohë ishte kritikuar nga Haradinaj pse nuk e realizon e pastaj të shkojë në zgjedhje", tha Drecun.

Me këtë Kurti dëshmoi se është i gatshëm për mas atë njëanshme, nuk frikësohet nga askush dhe do insistojë në masa për të marr mbështetje politike nga trupi votues tek shqiptarët”, tha ai.

Drecun fajësoi Lajçakun se i ka trimëruar Prishtinën për të ndërmarr hapa të këtillë.

Nga atje RTS njofton për situatë të qetë, edhe më tutje në bllokadë rruge janë rreth 30 kamionë, duke penguar qarkullimin.

Atje janë parë edhe kombi-bus që bartin qytetarët që vijnë me autobus deri në Jarinje e pastaj ata udhëtojnë me mjete tjera deri në destinacionet e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat