“Fluturojnë” çmimet e derivateve në Kosovë, Maqedonia dhe Shqipëria mbajnë rekordet

Lajme

“Fluturojnë” çmimet e derivateve në Kosovë, Maqedonia dhe Shqipëria mbajnë rekordet

Më: 7 shkurt 2022 Në ora: 19:07
Ilustrim

Nafta në bursat botërore ka ditë që po tregohet në nivelim maksimal historik. Sipas të dhënave të fundit çmimi i naftës së papërpunuar “brent” në bursën e Londrës ka arritur vlerën 92.31 dollarë për barelë.

Në bursat e Nju Jorkut çmimi i kësaj nafte sillet rreth 91 dollarë.

Lëvizja e këtyre çmimeve në secilin rast ndikon në tregjet vendore, ku çmimet nga muaj shtator janë rritur mbi 10 për qind. Momentalisht një litër benzinë në Kosovë sillet nga 1 euro e 32 centë deri në 1 euro e 37 centë, kurse nafta shkon nga 1 euro e 27 centë deri në 1 euro e 33 centë.

Sa i përket rajonit, sipas të dhënave të sajtit globalpetrolprices, nga 31 janari i këtij viti çmimet e naftës lëvizin nga 1.14 euro për litër në Maqedoninë e Veriut deri në 1.58 euro në Shqipëri.

Sa i përket çmimeve të benzinës, ai lëviz nga 1.23 euro për litër në Bullgari deri në 1.6 euro për litër në Shqipëri.

Në Serbi nafta shkon deri në 1 euro e 54 centë, kurse benzina 1.46 euro.

Çmimet e derivateve sipas shteteve të rajonit tonë:

Në Slloveni litri naftës sipas të dhënave të fundit kushton 1.39 centë derisa benzina 1.35 euro. Në Bosnjë dhe Hercegovinë, sipas të dhënave të globalpetrolprices, litri i benzinës dhe naftës kushton 1.24 euro.

Në Bullgari një litër naftë kushton 1.26 euro, kurse benzina 1.23 euro.

Në Rumani nafta kushton 1.34 euro, kurse benzina 1.35 euro.

Në Mal të Zi litri i naftës kushton 1.39 euro, derisa benzina 1.42 euro.

Dukshëm më lirë derivatet në rajon janë në Maqedoninë e Veriut, ku një litër naftë kushton 1.14 euro, kurse benzina 1.26 euro.

Në Kroaci nafta kushton 1.52 euro, derisa benzina 1.46 euro.

Në Hungari nafta dhe benzina ka çmime të njëjta, nga 1.35 euro për litër.

Më së shtrenjti derivatet në rajon janë në Shqipëri, ku një litër naftë kushton 1.58 euro, kurse benzina 1.6 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat