U thanë shumë porosi edhe u heshtën – si po komentohen në Beograd kërkesat nga kancelari Scholz?

Lajme

U thanë shumë porosi edhe u heshtën – si po komentohen në Beograd kërkesat nga kancelari Scholz?

Nga: F. B. Më: 12 qershor 2022 Në ora: 09:21
Olaf Scholz

Në Samitin e Procesit të bashkëpunimit të Evropës Juglindore që u mbajt në Selanik ku morën pjesë liderët e të gjitha vendeve të Evropës juglindore, nikoqiri kryeministri grek Micotakis tha se afati i bashkëngjitjes në BE të vendeve të Ballkanit duhet të jetë 2033, përderisa Vuçiq pjesëmarrës në takim falënderoi kancelarin gjerman Scholz për vizitën dhe “sjelljen e energjisë së re”.

Porositë e hapura të Scholz “se Serbia duhet të vendos sanksione Rusisë dhe se nuk ka anëtarësim në BE pa njohjen e ndërsjellë mes Kosovës" vazhdojnë të komentohen në Serbi, shkruan “RTS “ transmeton “Bota Sot”.

U thanë edhe u heshtën, nga heshtja e zëshme deri në boks-meçin ku në secilin raund ndërrohen rregullat, kështu ju duk diplomatëve adresimi i kancelarit Scholz dhe presidentit Vuçiq.

"Është një gjë, kur keni doreza dhe goditjet janë relativisht të buta, e tjetër ky lloj boksi apo shkundje kur hiqen dorezat dhe dikush ju godet që natyrisht dhemb. Ishte shumë e ashpërsuar dhe përfundimi im se nuk ishte aspak situatë e këndshme dhe do jetë akoma ma vështirë” konsideron ambasadori i dikurshëm serb në Gjermani Ivo Viskoviç.

Heshtje e zëshme, profesori Viskoviç e lexon edhe nga mungesa e e kërkesës së ashpër për sanksione Rusisë, ku kancelari Scholz tha: "Bëjeni këtë, përderisa ende llogaritet".

Për shkak të luftës në Ukrainë, Gjermania ka humbur shumë dhe nuk lejon vetës mospajtim në politikën ndaj Rusisë, beson profesori Dejan Joviç nga Fakulteti i Shkencave Politike në Zagreb.

"Politika e saj lindore është vënë plotësisht në pikëpyetje, nga ana tjetër në kuptimin ekonomik, ndalimi i rrjedhës veriore është problem i madh për Gjermaninë dhe mossukses. Gjermania në kuadër të BE-së vetën e sheh si drejtuese dhe konsideron se Evropa juglindore, qendroe edhe lindore është pjesë e projektimit të fuqisë së saj të vërtetë” vlerëson Joviç.

Porositë e ashpra të Scholz

Kancelari gjerman ka pasur kujdes që porositë e ashpra Beogradit të ja dërgoi nga Prishtina. Nga Prishtina, Vuçiq dëgjoi se marrëveshja e përgjithshme duhet të zgjidhet çështja e pavarësisë së Kosovës, ku kancelari Scholz u përgjigj se “kam deklaruar vetëm atë që është e qartë".

"Nuk do thoja se kjo është befasi në kuptimin diplomatik, ai ka lëviz dhe decidivisht shprehu qëndrimin se pret njohjen e Kosovës, por atë qëndrim i Gjermanisë ishte i ditur. Serbia në atë kuptim është e qartë se nuk ka zgjidhje përfundimtare pa kompromis dhe kjo u përmend edhe në adresimin e përbashkët para gazetarëve nga Sholc edhe Vuçiq. Ata thanë “hap pas hapi” theksoi Stefan Surliç nga Fakulteti i Shkencave Politike në Beograd.

Slobodan Zeçeviç nga Instituti për studime evropiane tha se gjermanët mendojnë se fundi i procesit është njohja e pavarësisë së Kosovës, Serbia mendon atë që shkruan.

"Të gjithë kanë idetë e tyre në kokë , si duhet të jetë fundi i procesit, tash për tash larg në dilemat që ekzistojnë dhe rezistenca serbe duhet rregullohet në hapa të vegjël. Fjala është për të pagjeturit, energjetikën dhe tabelat etj., duhet të bëhen hapa të vegjël normalizimi të raporteve me shqiptarët në Kosovë", konsideron Zeçeviç.

Cili është lajmi i mirë

Përderisa brenda një muaji nga Berlini në Beograd u ashpërsua zëri, kancelari gjerman Scholz në Beograd solli lajmin e mirë për mbështetjen e integrimeve evropiane dhe ai këtë e mendoi realisht gjë që e potencoi.

Dhe presidenti Vuçiq në këtë sheh shpresën pët të gjithë në Ballkan. Shtrohet pyetja, a janë në Serbi të harmonizuara politika e jashtme dhe pranimi i Kosovës, të vendosura si kushte në rrugën e integrimit.

"Thamë se disa qëndrime ishin të pakëndshme për veshtë tanë, por nuk ishte diçka e pa pritshme. Kjo nuk duhet të na dekurajoj kur flasim për qëllimin tonë, e kjo është pranimi i të gjitha mundësive që hapen në rrugën evropiane. Natyrisht jo me çmimin e heqjes dorë nga integritetit territorial, kjo thjeshtë nuk do ndodhë. Historia e BE-së është histori kompromisi dhe zgjidhjeve asimetrike, Besoj se kjo mundësi do i afrohet edhe Serbisë” tha Nemanja Staroviç, sekretar shtetëror në ministrinë e jashtme.

Serbia dhe Gjermania sivjet do arrijnë vlerën e 7.5 miliardë eurove në shkëmbimin tregtar, që është për një të katërtën më e lartë se vjet dhe llogaritet se puna e rreth 650 mijë njerëzve në Serbi është e ndërlidhur me kompanitë gjermane.

Varshmëria energjetike nga Rusia si vlerësohet është ndërlidhje identiteti dhe është sikur tasi tjetër i peshores. Serbia është e përcaktuar në mënyrë strategjike për BE dhe sipas vlerësimit të kryeministrit grek Micotakis, Ballkani perëndimor mund të anëtarësohet në BE deri në vitin 2033.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat