Ndarja e Kosovës dhe mosdekretimi i ministrit të Jashtëm/ Përballje e ashpër mes Ilir Metës dhe Baton Haxhiut

Lajme

Ndarja e Kosovës dhe mosdekretimi i ministrit të Jashtëm/ Përballje e ashpër mes Ilir Metës dhe Baton Haxhiut

Më: 15 shtator 2022 Në ora: 21:46
Ilir Meta

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe analisti Baton Haxhiu, po përballen për herë të parë me njëri tjetrin në studion e ‘Çim Peka LIVE’, pas akuzave të ndërsjellta.

Meta dhe Baton Haxhiu janë duke u përplasur ashpër në lidhje me mosdekretimin e Gent Cakajt si ministër i Jashtëm. Gjatë debatit, është shkuar edhe në zanafillën e debatit mes tyre, që nga nisja e diskutimeve ‘nën rrogoz’ për ndarjen e Kosovës.

Pjesë nga debati Ilir Meta-Baton Haxhiu:

Meta: Nuk kam bërë asnjë lloj konspiracioni. Edhe jam këtu dhe e nis nga e para, plot energji, optimizëm dhe besim, karrierën time politike pikërisht se kam qenë i vërtetë. Nuk them që kam qenë i pagabueshëm, por kam qenë i vërtetë.  

Haxhiu: E kam një përmbajtje, brenda rrëfimit tim, pavarësisht se unë e Ilir njihemi një kohë të gjatë, aq gjatë sa i dimë të metat njëri-tjetrit.

Unë kam pasur një komunikim për rastin Cakaj, privatisht dhe publikisht. Kur nuk e pranoi privatisht letrën, ja bëra të ditur publikisht, që po e bën një mëkat dhe konspiracion ndaj një djali të ri.

Meta: Çfarë të bëra unë për Genti Cakën, se ndoshta Edi Rama nuk ta ka thënë taman, por që ta dish të saktë. Dhe të sqarojmë këtë punën e përbaltjes, pasi të të jap dokumentet.

Haxhiu: E para ka qenë se ju nuk e nënshkruat dekretin për ministër. Ju pranuar grupin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin etj., dhe keni hy në një marrëdhenië konspirative për një djalë të ri. Sqaroja publikut për një djalë që për mendimin tim është ndër më të mirët.

Meta: Haxhiu flet për pjesën që di ai. Së pari kishim ndryshimet e gjysmës së qeverisë për shkak të grevës së studentëve, ishin 6-7 ministra. Ju e dini që unë si kam pasur marrëdhëniet mirë me ministrin Bushati, çështje pune. Këtu ishte problemi i detit me Greqinë. Ishte edhe koha e idesë së ndryshimit të kufijve, në Kosovë dhe Ballkan që ishte një shqetësim emri i imi. Propozohet si ministër i Jashtëm një njeri që nuk e njihja fare si president. Por ministri i Jashtëm është një njeri shumë i rëndësishëm, në raport me shtetit, sepse ai hedh një firmë dhe ajo firmë është në emër të Shqipërisë dhe shkon në çdo lloj gjykate. Mua më dërgojnë një intervistë të dhënë nga ai në një tv, ku fliste për ndryshimin e kufijve.

Haxhiu: Njeriu i cili ka folë i pari për korrigjimin e kufijve për Ilir Metën, jam unë. Nuk ka ditë gjë asnjë njeri. Për arsye se konspiracioni për të gjitha gjërat edhe ai i korrigjimit të kufijve vjen për shkak të sinqeritetit që kam pasë me Ilirin për një kohë të gjatë.

Meta: Pasi përcollëm Adem Demaçin, diskutuam për gjëra të ndryshme. Me Batonin mënjanë më tha se po diskutohet për korrigjimin e kufijve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat