“Ushtria po kërkon ta vrasë”/ Paralajmërohet fundi i Putinit – avokati shqiptar tregon prapaskenat!

Lajme

“Ushtria po kërkon ta vrasë”/ Paralajmërohet fundi i Putinit – avokati shqiptar tregon prapaskenat!

Nga: A.M Më: 18 shtator 2022 Në ora: 14:18
Avokati shqiptar, Spartak Ngjela dhe Vladimir Putin

Avokati shqiptar, Spartak Ngjela kritikoi qasjen e Putinit dhe Medvedevit, të cilët sipas tij nuk kanë asnjë vlerë logjike.

Ngjela komentoi paralajmërimin se do të fillojë lufta bërthamore.

Sipas tij, Putin ka filluar të kërcënojë pasi është shumë afër fundit të tij.

“Ushtria po kërkon ta vrasë. Kurse Putini, duket i trembur, dhe, në komunikimin e tij, është tërësisht i mbështetur në moshën e vogël të arsyes që ka.

Ne po shohim ndërkaq se atij po i duket që është duke kërcënuar me luftë bërthamore një çetë pionerësh në një shkollë të Moskë”, deklroi avokati, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Një komedi në skenën botërore, me dy adoleshentë që po drejtojnë Rusinë...

Mirë Putini që është një budalla që, si arsye, nuk e kalon moshën 16 vjeçare; por më kalama na qenkërka ministri i Jashtëm i Rusisë, Medvedev!

Ja si shprehet 15 vjçari rus Medvedev:

"Toka do digjet, betoni do shkrihet: Po vjen “Armagedoni” ".

Janë, që të dy, pa asnjë vlerë logjike. Do fillojmë luftën bërthamore, i thonë Amerikës, po nuk ndaluat ndihmën perëndimore drejt Ukrainës.

Dhe presidenti Biden u tall me ta dje...

Ukraina i mundi keq

Në fakt Ukraina i mundi me një fitore historike. Atë që nuk ia bëri dot Nazizmi gjerman Rusisë, ia bëri demokracia e Ukrainës.

Një fitore e madhe kjo e demokracisë kundër terrorizmit dhe, edhe një fitore e lirisë në rrafsh botëror

I mundi Ukraina të dy krerët e Rusisë, por, mosha e vogël që kanë në arsyen e tyre, po i shtyn ata drejt marrëzisë.

Pse, mor fëmijë të humbur të Moskës, Perëndimi nuk ka armë bërthamore?!

Në fakt...

E dinë kalamajtë e Rusisë se ç'ka Amerika dhe Britania, nuk se nuk e dinë, por mendojnë të trembin Perëndimin. Hajde valle fëminore hajde!...

Është një humor i madh historik ky, kur dy kalamaj nga mendja mendojnë të trembin burrat e shtetit në Uashington!!!

Është komedi. Por që po vjen në skenë si rrjedhojë e tragjedisë së Putinit.

Në fakt, tragjedia që po i vjen Putinit është shpëtimi i Rusisë nga histeria tiranike Putin.

Dhe fundi i tij është i afërt.

Ushtria po kërkon ta vrasë. Kurse Putini, duket i trembur, dhe, në komunikimin e tij, është tërësisht i mbështetur në moshën e vogël të arsyes që ka.

Ne po shohim ndërkaq se atij po i duket që është duke kërcënuar me luftë bërthamore një çetë pionerësh në një shkollë të Moskë.

Mendjen e vogël, kur është në pushtet, dëshira për një pushtet të madh, e degdis shpesh në mendim fëminor..

Por, pikërisht këtu kuptohet se ka ardhur pjesa e fundit e tragjedisë Putin; dhe ka nisur komedia Putin.

Prisni dhe shikoni...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat