Rast i rëndë për familjen Plava në Pejë: 49-vjeçari gjendet i vdekur në banesën e tij, dyshohet për vetëvrasje

Lajme

Rast i rëndë për familjen Plava në Pejë: 49-vjeçari gjendet i vdekur në banesën e tij, dyshohet për vetëvrasje

Më: 24 nëntor 2023 Në ora: 14:10
Driton Plava

Një ngjarje i rëndë ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në Pejë, ku një person është gjetur pa shenja jete dhe dyshohet se ka bërë vetëvrasje.

Rasti i rëndë ka ndodhur brenda objektit banesor ku i ndjeri jetonte dhe ku vendosi t’i jap fund jetës duke u varur në një litar.

Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije së bëhet fjalë për Driton Plava, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar mjeku kujdestar, që doli në vendin e ngjarjes.

Sipas informacioneve të para, i ndjeri u gjet nga një dëshmitare, e cila menjëherë kërkoi ndihmën e Policisë, duke e raportuar rastin. 

Pas përfundimit të procedurave në vendin e ngjarjes, trupi i pajetë i viktimës është tërhequr për t’u dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Lidhur me rastin, me vendim të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.

Ndryshe, për vdekjen e tij ka njoftuar edhe restoranti “Koha 3”, ku viktima punonte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat