5 polic plagosen në Kumanovë - Bota Sot
5 polic plagosen në Kumanovë

Lajme

5 polic plagosen në Kumanovë

Më: 9 maj 2015 Në ora: 08:54

Pesë policë janë plagosur dhe nuk dihet sa është numri i viktimave nga përleshjet e mëngjesit në Kumanovë mes forcave policore maqedonase dhe kinse një grupi të armatosur
Jozyrtarisht mësohet se policët e plagosur janë jashtë rrezikut për jetë dhe gjenden në Spitalin e Kumanovës.
Të gjitha hyrje-daljet në këtë qytet janë të bllokuara nga policia, ndërsa fluturojnë edhe helikopter të ushtrisë mbi Kumanovë.
Banorët janë tepër të tronditur nga krismat që kanë filluar që nga orët e hershme të mëngjesit. Per momentin nuk ka krisma.
Nga MPB ende nuk japin informacione zyrtare se cka po ndodh në Kumanovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat