“Pastrimit” i digjet kontejneri i plastikës

Lajme

“Pastrimit” i digjet kontejneri i plastikës

Më: 29 dhjetor 2016 Në ora: 11:58
Kontinjeri

Kompania “Pastrimi”, njofton opinion publik se nga persona të papërgjegjshëm po ballafaqohet vazhdimisht me sfida të ndryshme dhe me probleme që po u shkaktohen gjatë operimit në teren.

“Më 27 dhjetor kompania ‘Pastrimi’ ka filluar shpërndarjen e 100 kontejnerëve të plastikes në lagjen Dardania për të bërë zëvendësimin e kontejnerëve të vjetër, kontejner këta të dhuruar nga Komuna e Prishtinës, mirëpo që ne fillim kanë  hasur në vështirësi”, thuhet në komunikatë.

 Sipas komunikatës mbrëmë rreth orës 23:00  në rrugën “Ilaz Kodra” në lagjen Dardania ekipet e Kompanisë “Pastrimi”, kanë verifikuar  një kontejner tërësisht të djegur, i cili ishte i ri dhe i vendosur në këtë lokacion.

 “Andaj, kërkojmë nga  qytetarët që të jenë të kujdesshëm në dukuritë e tilla negative të cilat janë në kundërshtim me ambientin dhe pastërtinë në qytet, si rezultat i këtyre dukurive të shpeshta neve po na krijohen vështirësi dhe kosto në shërbim”, thuhet në komunikatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat