Dy dënime brenda javës, Vesel Bunjaku merr edhe 1 vit burg me kusht - Bota Sot
Dy dënime brenda javës, Vesel Bunjaku merr edhe 1 vit burg me kusht

Lajme

Dy dënime brenda javës, Vesel Bunjaku merr edhe 1 vit burg me kusht

Më: 28 shkurt 2018 Në ora: 18:26
Vesel Bunjaku në gjykatë

Para se të shpallej aktgjykimi, Vesel Bunjaku e pranoi fajësinë mbi këtë vepër kur u pyet nga gjykatësi i rastit për këtë gjë.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me një vit burg me kusht një të dyshuar për gjuajtje me armë zjarri.

Vesel Bunjaku akuzohej nga Prokuroria Themelore në Prishtinë për veprën penale të përdorimit të armës apo mjetit të rrezikshëm.

Para se të shpallej aktgjykimi, Vesel Bunjaku e pranoi fajësinë mbi këtë vepër kur u pyet nga gjykatësi i rastit për këtë gjë.

Kur Bunjaku e pranoi fajësinë, avokati i tij kërkoi nga gjykata që ta ketë parasysh si rrethanë lehtësuese në marrjen e vendimit.

“Gjykatësit i propozoj që para se të marrë vendim mbi llojin e dënimit, ta ketë parasysh pranimin e fajësisë, pendimin për veprën penale dhe se kjo vepër është kryer para 4 viteve dhe në atë kohë i mbrojturi im ka qenë në moshë të re. Gjykata duhet të ketë parasysh që për këtë vepër penale nuk ka shkaktuar dëm material dhe as njerëzor”, tha avokati Mentor Neziri.

Vesel Bunjaku, këtë javë, mori një dënim tjetër më të lartë prej 7 vjet e gjysmë burg meqë ishte i akuzuar për dhënie të ndihmës në kryerjen e vrasjes së policit Shemsi Gashi.

Në rastin e gjykimit të sotëm, Buinjaku akuzohej se më 6 tetor 2014 afër shkollës “Gjergj Fishta” në Prishtinë ka përdorur armën të cilën e mbante pa autorizim dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Ka qenë ekspertiza ajo që kishte vërtetuar se ai kishte shtënë me armë në këtë rast.

Gjykatësi Vehbi Kashtanjeva në seancën e shpalljes së aktgjykimit tha se Vesel Bunjaku nuk duhet të kryejë vepër tjetër penale nëse nuk dëshiron që dënimin prej një viti ta kryej prapa grilave./Kallxo.com/

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test