Fytyra e Trump do të gdhendet në akullnajë

Lajme

Fytyra e Trump do të gdhendet në akullnajë

Më: 2 maj 2018 Në ora: 12:30
Ilustrim

Një grup i ambientalistëve kanë gjetur një mënyrë tejet interesante për të shfaqur ngrohjen globale, dhe pasojat nga ajo.

Ky grup ka mbledhur gjysmë milionë dollarë me një qëllim- që të gdhendin në akullnajë fytyrën e presidentit amerikan, Donald Trump.

Ata kanë planifikuar që ta shfaqin ndikimin e ngrohjes globale, duke e paraqitur shkrirjen e skulpturës në transmetim direkt.

Kështu shpresojnë se do ta ilustrojnë rrezikun nga ngrohja globale, duke e shikuar sa shpejt skulptura do të shkrihet, raporton The Indepedent, përcjell KosovaPress.

Trump është njëri nga mohuesit e ngrohjes globale, gjatë fushatës zgjedhore ai kishte thënë se ndryshimi i temperaturave në botë është “zmadhim”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat