“Qe kjo reja e Hashimit, bashkë me babën”

Lajme

“Qe kjo reja e Hashimit, bashkë me babën”

Nga: P.R Më: 5 shtator 2018 Në ora: 20:34
Aleksandar Vuçiq me vajzen e tij

Gjatë ditës së sotme, Endriti, djali i presidentit Thaçi, është përfshirë në replika me liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili tha se “ ka mbetur që djali i Thaçit të martohet me vajzën e Vuçiqit.

“Faleminderit për ofertën tënde Albin. Kam durim që ta pres çikën tënde të rritet dhe të flasim për fatin tonë, por e kam një problem... Ajo duhet të ketë çështje primare identitetin, kombin shqiptar dhe jo atë malazez. E kuptoj që origjina nuk harrohet dhe nuk mund ta kuptoj gjuhën tuaj Kurtoviqi nga Vlladimiri”, ka shkruar djali i presidentit Thaçi, Endriti, përcjellë “Bota sot”.

E në rrjetin social kanë vërshuar postimet dhe komentet lidhur me këtë.

I fundit që ka reaguar është edhe analisti, Imer Mushkolaj.

“Qe kjo reja e Hashimit, bashkë me babën”, ka shkruar Mushkolaj, përcjellë “Bota sot”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat