Sot në Smolicë të Gjakovës, ka ndërruar jetë Haxhi Ahmeti 61-vjeç si pasojë e një shpërthimi të një eksplozivi të vendosur në shtëpinë e tij.
Policia e Kosovës dhe Prokuroria Themelore në Gjakovë kanë konfirmuar se viktima ka vdekur në vendin e ngjarjes.
Jozyrtarisht është thënë se eskplozivi ka qenë i montuar në kutinë e postës dhe se është aktivizuar me telekomandë.
Brenda kësaj familje ekziston edhe një histori po aq e trishtë sa kjo e sotmja. Më 2013, djali i Haxhiut, Ali Ahmeti, u vra nga axha i tij. Djali i viktimës së sotme ishte 29-vjeç.
Ndërsa, “Bota sot” publikon foton e 61-vjeçarit së bashku me djalin e tij Aliun, i cili u vra nga axha i tij në vitin 2013.
Haxhi Ahmeti së bashku me djalin e tij Aliun, i cili u vra nga axha i tij në vitin 2013