“Lidhu me çunat, afrohu me armë”, zbulohen bisedat në Whatsapp dhe Telegram. Si i njoftoi shokët Martinaj

Lajme

“Lidhu me çunat, afrohu me armë”, zbulohen bisedat në Whatsapp dhe Telegram. Si i njoftoi shokët Martinaj

Më: 3 nëntor 2018 Në ora: 14:06
Në rrjetin telegram më datë 04.10.2018 rezultojnë këto komunikime me kontaktin e regjistruar me emrin “Aldoo” që i përket numrit në regjistrin e kontakteve të aparatit telefonik 0699***239 nga ora 21.04 deri në orën 21.19:

Ne dosjen e Prokurorisë per vrasjen ne Bllok, mes te tjerash jane edhe provat e reja me të cilat organi i akuzës kërkon të mbajë pas hekruave Ervis Martinaj, i cili mbeti i plagosur në masakrën e Bllokut më 4 tetor bashkë me Elion Haten, ndërsa u vra shoku i tij Fabian Gaxha.

BW shkruan se prokuroria ka siguruar bisedat mes Ervis Martinajt dhe shokëve të tij të bëra në aplikacionet Whatsapp dhe Telegram para përplasjes me armë duke krijuar dyshime të arsyeshme se konflikti nuk kishte lidhje me këngëtaren Elvana Gjata dhe aq më pa nuk ishte i rastësishëm por i planifikuar.

Sipas informacioneve të Prokurorisë, Ervis Martinaj pasi i dërgon mesazh Ervin Matës, të dashurit të Elvana Gjatës që e pret tek “Monopol”, komunikon në whats app me pjesën tjetër të grupit ku i kërkon që të vijnë të armatosur në lokalin e Redi Popeskut.

Për më tepër kamerat e sigurisë kanë filmuar kur protagonistët e masakrës futen në lokal dhe dalin të plagosur.

Image

Nga akti i ekspertimit teknik-elektronik nr.11694, dt.02.11.2018 i aparatit telefonik të sekuestruar të arrestuarit Ervis Martinaj kanë rezultuar këto të dhëna me rëndësi për hetimin:

Në rrjetin whatsapp më datë 04.10.2018 rezultojnë këto komunikime 
Ora 21.12 komunikon me numrin 0699***854 regjistruar me emrin “Boli” me tekst “mer” dhe më pas ora 21.15 “afrohu në blllok përballë bilioner te rrobat e shtrenjta”.
Ora 21.16 komunikon me numrin 06821***16 regjistruar me emrin “San” me tekst “afrohu bllok”, “mer nej gje me vetr” dhe ora 21.45 “Ku je?”.

Në regjistrin e kontakteve të aparatit telefonik me emrin Boli është regjistruar numri 0699***854, ndërsa me emrin San numri 0682***816.

Në rrjetin telegram më datë 04.10.2018 rezultojnë këto komunikime me kontaktin e regjistruar me emrin “Aldoo” që i përket numrit në regjistrin e kontakteve të aparatit telefonik 0699***239 nga ora 21.04 deri në orën 21.19:

– Ku je (shkruan E.Martinaj)
– afrohu
– Po pres Olsin me ik me taku (shkruan Aldoo)
– Te local
– Ols
– Ols
– Mos bono
– Ca veni je

 – Lidhu me cunat
– Afroh
– Me arm
– Ok
– Ndalo para lokalit arit
– Ok
– Erdhem
– Jam me Olsin
– Qunat po vin
– Po cunat
– Afroji
– Po sapo dalin nga shpija
– Ti ku je
– Un per 1 sekond aty
– Cunav te dyqani redit rrobave afroh
– A erdhe
– Po te lokali arit jam
– Ku

Po ashtu, rezulton një komunikim 18.58 e në vijim me kontaktin e regjistruar Aldoo ku bëhet fjalë komunikimi “marum me kret…të dyja…po ju dhashë për 3 cop…pse…edhe për 1 g…G kujt..ati me porch…”.

Ndërkohë lidhur me hetimin e dinamikës dhe të përfshirëve në ngjarjen e 4 tetorit prokuroria kërkon kohë për të verifikuar 4 telefona celularë të sekuestruar atë mbrëmje pasi janë të koduara dhe nga drejtoria e policisë Tiranë nuk mund të analizohen. Mes tyre dy telefona IPhone, një Blackberry dhe një Nokia, për të cilat u është kërkuar ndihmë Izraelit me letërporosi. /  BW

Vrasja në Bllok/ “Hajdeni me armë”, çfarë u zbulua në telefonin e Ervis Martinajt

Prokuroria ka siguruar prova të reja për vrasjen në Bllok të ndodhur më 4 tetor. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se bëhet fjalë për prova që rëndojnë pozitën e Ervis Martinaj, aktualisht në burg.

Prokuroria ka zbuluar biseda në aplikacionet Whats app dhe Telegram të Martinajt me miqtë e tij pak minuta para ngjarjes ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha. E pikërisht me viktimën por edhe disa miq të tjerë duket se ka komunikuar 36-vjeçari Martinaj. Gazetarja Lala duke cituar burime nga prokuroria, raportoi se Martinaj kur Martinaj është paraqitur në lokalin Monopol iu ka kërkuar miqve të afroheshin dhe të paraqiten aty të pajisur me armë.

Pra, sipas prokurorisë nuk ka qenë takim i rastësishëm siç ka thënë Martinaj në dëshminë e tij dhe sherri nuk ka pasur si shkak ngacmimet e këngëtares Elvana Gjata por konflikte të mëparshme. Kjo është një provë e re por ekspertiza e telefonit mund të nxjerrë të tjera detaje.

 “Por zhvillimi tjetër nga hetimet për vrasjen në Bllok të shokut të Vis Martinaj është fakti se Prokuroria shqiptare ka kërkuar ndihmë juridike nga shteti i Izraelit. Telefoni i Martinaj është dërguar për t’u ekspertuar nga ekspertë izraelitë. Dy ditë më parë ka ardhur përgjigje nga Izraeli dhe ekspertët izraelitë kanë arritur të zbërthejnë telefonin dhe të nxjerrin të dhëna që mund të konsiderohen si ‘minierë ari’. Por këto të dhëna nuk nxirren ende për shkak të hetimit. Ekspertiza e ardhur nga Izraeli do paraqitet në gjykatë. Prokuroria do këmbëngul që Martinaj të mbetet në burg pasi sipas saj ka prova të forta”, raportoi gazetarja Lala.

Aktualisht për ngjarjen janë të shpallur në kërkim disa persona. Bëhet fjalë për Ervin Matën, i dashuri i këngëtares Elvana Gjata, Fabio Alushi dhe truproja i këngëtares, Meviol Billo. BW

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat