Ndryshimi i kufijve, Mesiç kundër Thaçit e Vuçiqit: Nuk ia doli dot as Millosheviçi

Lajme

Ndryshimi i kufijve, Mesiç kundër Thaçit e Vuçiqit: Nuk ia doli dot as Millosheviçi

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 14:57
Stipe Mesiç dhe Ilir Meta

(E plotësuar) - Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar në 106 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, ish-presidentin e Kroacisë, Stepjan Mesiç me dekoratën e “Flamurit Kombëtar”. Meta u shpreh se ky vlerësim përkundrejt ish presidentit të Kroacisë vjen për përpjekjet e vazhdueshme që ka bërë për të mbrojtur interesat e shqiptarëve në Ballkan.

"Sot ne kujtojmë të gjithë ato miq që na kanë ndihmuar për të realizuar idealet tona kombëtare. Ndaj sot të gjithë së bashku, jemi mbledhur për të dekoruar presidentin Stipe Mesiç dhe t'i shprehim mirënjohjen për gjithçka ka bërë për popullin shqiptar. Presidenti është një mik i pazëvendësueshëm, i cili  ka mbrojtur me të drejta e shqiptarëve. Presidenti ka më shumë se 50 vite në mbështetje të shqiptarëve. Në momentet më të vështira të kombit shqiptar, ku regjimi i Milloshevicit ndaj Kosovës e kundërshtoi me forcë, një luftë e cila përgjaku Kosovën. Ai ishte një zë i fortë kundër masakrave dhe spastrimeve etnike, e cila e shoqëroi këtë luftë. Si presidenti i Kroacisë në dy mandatet e tij vijojë të mbrojë kauzën e Kosovës dhe të pavarësisë së saj. Ai është një avokat i palodhur i mbrojtjes së zërave të shqiptarëve në Maqedoni dhe në Luginën e Preshevës. Kontributi i tij ka qenë shumë i vyer, por sot në ditën e flamurit tonë kombëtar ndaj këtij burri të shtrenjtë kam nderin ta dekorojë me dekoratën e “Flamurit Kombëtar”. Faleminderit edhe njëherë zoti president për gjithçka ke bërë për Shqipërinë", ka thënë Meta.

Ish-presidenti i Kroacisë, Stepjan Mesiç theksoi pas marrjes së çmimit se dekorata e marrë është një vlerësim për punën si dhe një shtysë për të vijuar përpara në të njëjtin mision. Ai foli edhe për regjimin e Millosheviçit, duke e cilësuar si një nismë që përfundoi me zero centimetra të fituar dhe 100 mijë të vrarë. Duke u mbështetur në këtë shembull të marrë, Mesiç e cilësoi idenë e ndryshimit të kufijve Serbi-Kosovë si të gabuar dhe e vendosi theksin tek drejtimi për në Bashkimin Evropian.

"Sot e pranoj këtë dekoratë për atë që kam bërë, por edhe për atë që më duhet të bëjë. Siç e dini edhe ju, unë kam qenë për 10 vite në krye të Kroacisë.  Kam punuar  dhe bashkëpunuar me Shqipërinë si dhe të drejtat e shqiptarëve në Ballkan. Si president jam angazhuar për të drejta dhe të padrejta që iu janë bëra atyre në Jugosllavi.  Në krye të Serbisë ka qenë Millosheviç, i cili nuk ka pranuar federatën dhe konfederatën. Ai ishte mbështetës i Serbisë së Madhe të Pastër. Njëherë ka qenë Tito me karizmën e tij. Tito ka ikur nga jeta. Faktori i dytë integrativ ka qenë partia Komuniste është shkatërruar. Faktori i tretë ka qenë ushtria jugosllave.  Për Milloshevicin, as kushtetuta as ligji nuk kanë patur rëndësi.

Milloshevici ka qenë kundër çdo marrëveshje, ai ka qenë nismëtar i luftërave dhe zgjerimin e kufijve. Mbi 100 mijë të vdekur. Ai nuk ka fituar asnjë centimetër kufij. Ne tani kemi një absurd, shumë flasin që Milloshevici ka patur ide të mira, por nuk i ka realizuar. Një politikë të gabuar. Kjo është njësoj sikur të themi se Hitleri në Gjermani ka patur ide të mira, por nuk i ka realizuar. Drejtimi drejt BE. Britania e Madhe ka dalë nga BE, ajo është në fakt në proces të ndarjes. E rëndësishme është që Europa të bashkohet së bashku me vendet e Europës Juglindore", ka thënë Stepjan Mesiç, ish-presidenti i Kroacisë.

***

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekoruar sot ish-Presidentin e Kroacisë, Stjepan Mesiç me "Dekoratën e Flamurit Kombëtar".

Në fjalën e tij, Mesiç, gjërësisht i njohur si mbështetës i shqiptarëve dhe të drejtave të tyre kudo në rajon është shprehur hapur kundër idesë Thaçi-Vuçiç për ndryshimin e kufijve mes Kosovës e Serbisë.

“Millosheviçi donte të ndryshonte kufijtë, - tha Mesiç, -  prandaj bëri luftë, qindra mijëra njërëz u vranë dhe kufijtë nuk u ndryshuan. Evropa na duhet për të hequr njëherë e përgjithnjë luftën nga Ballkani Disa thonë sot që Millosheviçi qëllimet i ka patur të mira, po ka humbur luftërat; ata e kanë gabim edhe sot.

Me Evropën, kufijtë duhet t’i hapim, jo t’i ndryshojmë. Angazhohem për përshpejtimin e integrimit në BE të të gjithë Ballkanit.

Bashkëpunimi me Shqipërinë dhe Presidentin Meta është i shkëlqyer,”theksoi Mesiç.

Image

***

Ish-presidenti i Kroacisë Stipe Mesiç, u dekorua sot nga presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, me dekoratën e ‘Flamurit Kombëtar’.

Gjatë fjalës së tij ish-presidenti kroat foli edhe për idenë e ndryshimit të kufijve mes Serbisë dhe Kosovës. Mesiç tha se ideja e Thaçit dhe Vuçiç për ndryshim kufijsh është tërësisht e gabuar dhe nuk duhet bërë në asnjë mënyrë.

‘Me Evropën kufijtë duhet ti hapim jo ti ndryshojmë. Angazhohem për përshpejtimin e integrimit në BE të të gjithë Ballkanit. Bashkëpunimi me Shqipërinë dhe Presidentin Meta është i shkëlqyer’, tha Mesiç.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat