Përurimi i "Maqedonisë nga antika deri te koha jonë në Prizren" - Bota Sot
Përurimi i "Maqedonisë nga antika deri te koha jonë në Prizren"

Libra

Përurimi i "Maqedonisë nga antika deri te koha jonë në Prizren"

Më: 16 qershor 2019 Në ora: 07:30
Pamje nga promovimi

Përurimi i djeshëm i "Maqedonisë nga antika deri te koha jonë", që u përcoll me interesim në librarinë "Pena", ishte një bashkëbisedim i autorit me të pranishmit, me ç'rast, vemendja u përqendrua te Prizreni si protogonist i historisë,sidomos i atyre nga shfaqja e "Lidhjes Shqiptare të Prizrenit" që çuan te lëvizja kombëtare që u kurorëzuan me shtetin shqiptar në shekullin e kaluar dhe të shtetin e Kosovës në këtë shekull.

Sipas historianit Buxhovi, këto realitete, që paraqesin të arriturat më të mëdha të shqiptarizmit, nuk e kanë përmbyllur akoma procesin e gamës së shtetndërtimit në përmasat e brendshme shoqërore, kulturore dhe politike, në mënyrë që kjo të sendertohen në përputhje me interesat shqiptare.

Me këtë rast, historiani Buxhovi, u shfaq kritik ndaj klasës së tanushme politike në Kosovë, Shqipëri dhe asaj shqiptate në Maqedoni, që sipas autorit, kthesën e madhe historike të rënies së kominizmit, shpërbërjes së ish Jugosllavisë dhe të imperisë sovjetike, që rezultoi edhe me shtetin e Kosovës, që u arrit në saje të lëvizjes institucionale dhe të rezistencës së armatosur, nuk e shfrytëzua sa duhet dhe si duhet që bota shqiptate kulturalisht, politikisht dhe ekonomokisht njëherësh e integruar nga breda, të bëhet pjesë e perëndimit, pikërisht siç ishtë kërkuar edhe nga ideatorët e rilindjes kombëtare dhe asaj që u kërkua dhe u fillua në Lidhjen e Prizrenit.

Image

Sipas Buxhovit, klasa politike në Kosovë, idealin e shtetit e ktheu në ideal të përvetësimit të shtetit nëpërnes pushtetit, duke e parë atë si plaçkë personale për zhvatje të pangopshme, me ç'rast e gjithë infrastruktura institucionale dhe mekanizmat tjerë u vunë në sherbim të këtij qëllimi antishtetëror! Çlirimi dhe prania ndërkombëtate, sipas, Buxhovit, u shfrytëzua që grupet e caktuara politike, të shumën me pedigrenë e "çlirimtarëve", me metoda kriminale, të përvetësojnë pushtetin. Kjo u arrit edhe në saje të dritës së gjelbër nga një pjesë e faktorit ndërkombëtar (Unmik-ut dhe Eulex-it), që në emër të gjoja "sigurisë mbi të gjitha" krijuan partneritet me forcat e tilla dhe u ndihmuan që të marrin pushtetin faktik, paçka se kjo ndodhi në rrethanat e krijimit të institucioneve dhe infrastrukturës parlamentare.

Sipas Buxhovi, partneriteti i ndërkombëtareve me strukturat kriminale në pushtet u manifestua edhe këto ditë, ne rastin eshënimit të 20 vjetorit të çlirimit, kur bashkarisht u demonstrua, pa praninë e opozitës dhe të shtresës intelektuale të përshirë në lëvizjen institucionale të fundviteve të tetëdhjeta dhe të nëntëdhjeta, gjë që e gjitha u përjetua si një trimërim i këtyre grupeve politike nga ana e atyre që ndihmuan çlirimin e Kosovës e me këtë edhe krijimin e shtetit të Kosovës. Por, për Buxhovin, ky demonstrim i fundit i pushtetarëve të tanishëm, përgjegjës pse çlirimi i vendit nuk u kthye në liri, por në të kundërtën, nuk duhet të kthehet në dëshpërim.

Përkundrazi, kjo duhet të mobilizojë të gjitha shtresat shoqërore, veçmas intelektualët, rreth krijimit të një lëvizje që do të marrë përsipër një ndryshim me të cilin do t'i kthehet dinjiteti vendit, e me këtë edhe liria si fundament i tij.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...