Doli nga shtypi libri “Qendrat hulumtuese në dhomat përfaqësuese” i autores mr. Havushe Leskovica–Ismailit - Bota Sot
Doli nga shtypi libri “Qendrat hulumtuese në dhomat përfaqësuese” i autores mr. Havushe Leskovica–Ismailit

Libra

Doli nga shtypi libri “Qendrat hulumtuese në dhomat përfaqësuese” i autores mr. Havushe Leskovica–Ismailit

Nga: Zeqirja Ismaili Më: 17 tetor 2019 Në ora: 23:56
Kopertina e librit

Temë e këtij libri janë qendrat për hulumtim parlamentar të cilat funksionojnë në kuadër të parlamenteve në shumë shtete të botës.

Autorja në fjalë është përjekur t’u jap përgjigje pyetjeve më të parashtruara të cilat kanë të bëjnë me qendrat e hulumtimit parlamentar lidhur me qëllimin e krijimit të tyre, informacione rreth funksionimit të tyre, si dhe të dhëna se si ky hulumtim momental i plotëson proceset parlamentare dhe cilat janë shërbimet e ofruara, cilët faktorë ndikojnë në zbatimin e këtij hulumtimi në proceset parlamentare, cilat janë vlerat dhe parimet e punës së shërbimit të hulumtimit parlamentar, cili është kontributi që e jep shërbimi i hulumtimit për përmirësimin e kapaciteteve të parlamentit gjatë përpilimit të ligjeve dhe akteve të tjera që i shqyrton dhe miraton. Shqyrtohen më hollësisht qendrat e hulumtimit parlamentar në Kongresin Amerikan, në Britani të Madhe dhe në Gjermani, qendrat e hulumtimit parlamentar në vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe në mënyrë të detajuar elaborohet themelimi dhe funsionimi i Institutit Parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Recenzentja prof.dr.Marika Ristovska për librin shprehet „Qendrat hulumtuese në dhomat përfaqësuese ” është libri i parë i mr. Havushe Leskovica – Ismailit, i cili na paraqet një kënd tjetërr të funskionimit të institucioneve ligjvënëse. Duke e pasur parasysh se autorja punon në burimin e informacioneve për të cilat ka shkruajtur, ky botim na ofron informacione gjithpërfshirëse në sferën e tij dhe paraqet mjet ndihmës për studimin e të drejtës parlamentare. I njëjti është i pasur me analiza krahasuese dhe empirike dhe ka vlerë shkencore paraprake.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat