Në prag të festës së Flamurit kombëtar doli nga shtypi libri me thënie i autores Lume Cama

Libra

Në prag të festës së Flamurit kombëtar doli nga shtypi libri me thënie i autores Lume Cama

Nga: Agim Desku Më: 31 dhjetor 2021 Në ora: 09:07
Ballina e librit

Në prag të festës së Flamurit kombëtar doli nga shtypi libri me thënie i autores Lume Cama nga Shtëpia Botuese ,,Meshari’’- Prishtinë

Libri “Fllad Hyjnor”, Thënie, nga krijuesja Lume Cama, është libër i rrallë i këtij lloji tek ne.

Një emër që ka një të ardhme të ndritur fal mendjes së saj dhe gjetjeve më një frymë plot art, ku për lexuesin do të jenë një margaritar mjaft i veçantë.

Në këtë libër ka mendime që flasin për artin, dashurinë, sjelljen, fenomene të ndryshme, të drejtën, të keqën, burrërinë, qyqarët, për femrat dhe meshkujt. Për këto mendime do të ishin të lumtur sikur të flasin nga goja e psikologëve, artistëve, poetëve, humanistëve, filozofëve, publicistëve, kritikëve letrarë, piktorëve, profesorëve të universiteteve të ndryshme, gazetarëve, kritikëve letrarë, romansierëve, të të gjitha epokave historike nga mbarë bota.

Pra janë këto mendime të kësaj autoreje, të cilat do të zgjojnë vëmendjen e lexuesit dhe po të ishte edhe mundësia t`i afrohen edhe lexuesit të kulturave të ndryshme botërore që do ta kishin ngritur lartë këtë libër me thëniet e mençura, ndërsa autorja do të zënte vendin e merituar në rrafshin intelektual dhe krijues bashkë me emrat e shquar të letërsisë botërore. Perla e këtyre metaforave përpëlitet në tymin e shpresës në formë imagjinuese, ku dominojnë thënie të cilat bashkëdyzohen e përplasen brenda një dualizmi të fortë.

Kështu në disa raste përplasen, retorika, marrëdhëniet, atmosfera, gradacioni e struktura, por edhe forma që shtrihen nëpër të njëjtin rrafsh. Kjo sintezë e përvuajtjeve njerëzore gra dualisht di t`i tejkaloj kufijtë e saj, për t`u bërë shembull i një matematike metaforike të mendjes se kësaj autoreje.

Pra libri “FLLAD HYJNOR” e autores Lume Cama transmeton edhe konceptin bashkëkohor që shoqëria

akoma ka përplot ndarje në kokë, në qasje, në ide, në dashuri, në guxim, në shprehje e në qëndrimin e saj rutinor.

 Pra këto thëne filozofike zbërthehen dhe shijohen edhe nga përmasat figurative që funksionalizohen me konceptin autorial të autores Cama.

Andaj shpeshherë qasjet e saj jetësojnë shpresë, dashuri duke u dyjëzuar saktë e pastër në vijat e të shprehurit poetik e vargëzues.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat