Parathënie për vëllimin e dytë poetik “Në përqafimin tënd”

Libra

Parathënie për vëllimin e dytë poetik “Në përqafimin tënd”

Nga: Kujtim Xhebexhiu Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 06:49
Kopertina

Poeti  JAN  A.  KOSOVA  vjen pranë jush me vëllimin e dytë  Poetik "NË  PËRQAFIMIN  TËND" i cili  e radhit atë tashmë në radhën e poetëve të afirmuar.

Nëqoftëse do të kërkonim një fjalë për të përcaktuar veçantinë e poetit Jan A.Kosova,kjo fjalë do të ishte grupi emëror "Poet i dashurisë" që i shkon aq për shtat profilit të këtij poeti që poezinë e ka dhunti,edhe pse nuk është i këtij profi-li.

Poezia e JAN A.Kosovës është dehëse,melodioze dhe shpërthyese ndjenjash të ngrohta.Në 'të gjejmë larmi figurash letrare të cilat autori i ndërton me shumë finesë,duke përcjellë te lexuesi realitetin e jetës ( kryesisht atë personal),me një mendim të thellë e të ngjeshur.

Image

Poezitë e këtij vëllimi janë punuar me elegancë Këto poezi krijojnë  te lexuesi imazhe që nuk zhduken lehtë .JAN A.Kosova  është poet i ndjesive  të ngrohta ,por edhe i situatave befasuese që përftohen edhe nga përvoja e tij.Në pamje të parë duket sikur poezitë e tij janë të gjitha të rrafshit personal,por jo.

Ato shtrihen më gjerë dhe kanë përmasa më të mëdhaja,me vlera shoqërore. Vizioni i poetit është i thellë,nuk është vetëm i planit personal,por është edhe për ata që e rrethojnë.Poeti shkruan për dashurinë (por edhe për humbjen e saj),për femrën ,për familjen,për vendlindjen  Ai krijon poezi që të mahnisin me artin e tyre dhe lexuesi pyet veten nëse po lexon poezitë e një kolosi të letërsisë botërore apo të Jan  A.Kosovës. Nuk është hiperbolë.

Poezia e këtij poeti nuk punohet me nxitim,edhe pse mund të konturohet në një çast:ajo skalitet me elegancë e përkujdesje.Edhe pse kanë të njejtin motiv(temë),ato nuk i ngjajnë njera-tjetrës. Secila poezi ka veçantinë e saj. Ato e befasojnë lexuesin për fjalorin e larmishëm,por edhe të thjeshtë poetik,për figurat stilistike të cilat poeti jo vetë i përzgjedh me kujdes,por edhe i përdor me masë,në funksion të ideve dhe mesazheve që kërkon të përcjellë.

Arti i tij poetik tashmë është i konsoliduar .Poezitë e këtij vëllimi janë plot ndjenjë,relaksuese,ku vendin kryesor e zë poezia erotike -meditative me përvo-ja  vetjake.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat