Akrepi – Horoskopi për vitin 2019. Çfarë ju sjell viti i ardhshëm në punë, shëndet, dashuri…

Life style

Akrepi – Horoskopi për vitin 2019. Çfarë ju sjell viti i ardhshëm në punë, shëndet, dashuri…

Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 08:52
Foto ilustrim

Lexoni se çfarë mund të prisni në vitin 2019 në punë, shëndet, dashuri dhe cilat janë ato këshilla të cilat mund të ndihmojnë në marrjen e vendimeve të rëndësishme!

Hollësisht zbuloni se çka ju pret në vitin e ardhshëm.

Puna:

Fillimi i vitit 2029 ju sjell shqetësime në fushën financiare. Duhet të jini posaçërisht i kujdesshëm në përdorimin e parave dhe rregullimin e të ardhurave dhe shpenzimeve, sepse do keni gjasa të gaboni.

Mos rrezikoni në afarizëm dhe investime. Shmangni marrjen e borxheve dhe mos bëni shpenzime të mëdha.

Nëse merreni me argëtim, estradë, veprimtari kreative, profesione artistike, do të hasni në sfida të mëdha, por edhe në makinacione të cilat mund t’ju sjellin dështime dhe humbje.

Marsin dhe prillin shfrytëzoni për marrëveshje rreth punëve të mëdha dhe afatgjata. Kreativiteti juaj do të jetë i forcuar dhe do të arrini sukses në fushat e argëtimit.

Do të merrni një ofertë për zgjerimin e shërbimeve tuaja afariste. Kujdes në bashkëpunimin me kolegët e punës, janë të mundshme mospajtime.

Nga mesi i vitit do të keni shanse për sukses në publik dhe për kontraktimin e projekteve të rëndësishme.

Vështirësi do të keni lidhur me qarkullimin e pagesave, si dhe lidhur me sigurimin e përkrahjes materiale dhe financiare për fillimin e punëve të reja. Mos bëni shpenzime të mëdha dhe kushtoni kujdes investimeve, në mënyrë që të mos pësoni humbje.

Qershori ju është i përshtatshëm për pushim, ndërsa gjatë korrikut dhe gushtit do të keni rastin të realizoni avancim në karrierë. Do të realizoni fitim më të madh seç keni pritur. Aftësitë tuaja udhëheqëse dhe organizative do të kenë ngritje.

Nga mesi i tetorit deri në fund të vitit aftësitë tuaja punuese do të jenë në kulm. Do të keni mjaftueshëm motivacion dhe energji që t’i kapërceni pengesat dhe të realizoni përparim në të gjitha punët prioritare, posaçërisht në fushat e menaxhmentit. Kjo mund t’ju sjellë përparim.

Saldoja juaj në llogari do të kalojë shumën e pritur gjë që do t’ju sjellin lëvdata nga punëdhënësit.

Akrepat e papunësuar do të arrijnë të gjejnë punë falë angazhimit vetjak. Do të kenë fat në fushat e menaxhmentit dhe të inxhinieringut.

Muajt e përshtatshëm për punë të re ju janë marsi, gushti dhe nëntori.

Shëndeti:

Kryesisht do të keni shëndet të qëndrueshëm dhe kondicion të mirë. Periudha kur duhet më shumë të kujdeseni për shëndetin është midis shkurtit dhe marsit, kur do të keni fytin të ndjeshëm dhe midis majit dhe qershorit kur do të keni pengesa në lukth dhe vështirësi psikosomatike për shkak të ndjeshmërisë ndaj stresit.

Në pjesën e dytë të vitit do të keni imunitet dhe shëndet të mirë. Ushqimin duhet ta keni nga artikujt të cilët përmbajnë materie ndërtuese.

Ulni konsumimin e ëmbëlsirave dhe pijeve alkoolike.

Dashuria:

Nëse jeni në lidhje: Fillimi i vitit ju sjell harmoni dhe fat në marrëdhëniet me personin e dashur falë Venerës, e cila sundon fushën tuaj të dashurisë me Jupiterin. Do t’i dhuroni diçka të bukur personit të dashur, gjë që do të ketë kuptim të veçantë.

Gjatë prillit do të hasni në mospajtime dhe paqëndrueshmëri në marrëdhëniet me partnerin. Do të jeni të prirë për veprime të fshehta pas shpinës së personit të dashur.

Maji do t’ju sjellë marrëveshje të reja, do t’ju përmirësojë komunikimin dhe do t’ju sjellë stabilitet në marrëdhëniet me partnerin, mirëpo gjatë qershorit dhe korrikut do të gjendeni në anë të kundërta dhe nuk do të mund të pajtoheni rreth qëllimeve të përbashkëta. Kompromisi do të jetë i domosdoshëm.

Nga gushti deri në fund të vitit do të keni më shumë kohë për intimitet, argëtim dhe do të jeni më afër njëri-tjetrit. Do t’i ofroni partnerit ndjenja të sinqerta.

Nëse jeni të lirë: Fillimi i vitit do t’ju sjellë njohje të re e cila do të tregohet e rëndësishme dhe e cila do të ketë shanse të mëdha që me kalimin e kohës të shndërrohet në lidhje serioze.

Në pjesën e parë të vitit do të kaloni nëpër shumë sfida. Që nga pranvera do të filloni një lidhje, mirëpo ajo nuk do të jetë e qëndrueshme në fillim. Nuk do ta kuptoni seriozisht partnerin dhe do të jeni të prirë për flirt jashtë lidhjes dhe për marrëdhënie sipërfaqësore.

Vetëm nga qershori do të kuptoni sa ju është i rëndësishëm partneri juaj dhe do të përpiqeni që të arsyetoni besimin e ofruar. Do të keni sukses.

Akrepat e vjetër do të fillojnë një lidhje në fillim të vitit, mirëpo ajo do të zgjasë shkurt, sepse do të zbulojnë që personi me të cilin kanë filluar lidhjen është i zënë.

Pas zhgënjimit, lidhja e vërtetë, e cila mund të jetë serioze, ju pret në gusht. Do të jenë të ngazëllyer.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat