Nuk ka rëndësi sa vjeç je, boshllëku në zemrën tënde i krijuar nga mungesa e babait sërish të dhemb… - Bota Sot
Nuk ka rëndësi sa vjeç je, boshllëku në zemrën tënde i krijuar nga mungesa e babait sërish të dhemb…

Life style

Nuk ka rëndësi sa vjeç je, boshllëku në zemrën tënde i krijuar nga mungesa e babait sërish të dhemb…

Më: 19 janar 2019 Në ora: 17:53
Foto ilustrim

“Për një baba që moshohet, asgjë nuk është më me vlerë se sa prezenca e vajzës së tij pranë”.

“Nuk ka rëndësi se sa vjeç je, boshllëku në zemrën tënde i krijuar nga mungesa e babait sërish të dhemb”.

“Sa më shumë të rritesh, aq më shumë do të kuptosh se babai yt po bëhet më i mençur”.

“Pavarësisht se sa vjeçe mund të bëhet ajo, ndonjëherë një vajzë thjesht ka nevojë për babanë e saj afër”.

“Duaji prindërit e tu. Ndonjëherë ne jemi kaq të zënë duke u rritur, saqë harrojmë se edhe prindërit tanë janë duke u moshuar”.

“Ai ishte një baba dhe kjo është ajo që bëjnë baballarët. Ata e mbrojnë atë që duan nga disa ngjarje të dhimbshme që mund të ndikojnë tek ata për gjithë jetën”.

“Çdo baba, nëse gjen kohë për të reflektuar mbi prindërimin e tij, mund të bëhet një baba shumë herë më i mirë”.

“Nja baba është personi, tek i cili ti shikon shpesh, pavarësisht se sa i gjatë bëhesh”.

“Ndikimi më i madh në fëmijërinë e dikujt është padyshim roli i babait të vet”.

“I dashur baba në parajsë, është koha që unë ta harroj të shkuarën si dhe gjithë gabimet që mund të kem bërë në të shkuarën. Unë e di se ti po më ndihmon duke mbajtur larg meje njerëzit e gabuar dhe duke më afruar me njerëzit e duhur në jetë. Ti je duke mbyllur dyert e mia të vjetra dhe duke hapur mundësi të reja për mua. E di që çdo zgjedhje e jotja është për të mirën time dhe unë të besojë plotësisht…”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...