Tri arsyet e fshehta pse nuk ngel dot shtatzënë - Bota Sot
Tri arsyet e fshehta pse nuk ngel dot shtatzënë

Life style

Tri arsyet e fshehta pse nuk ngel dot shtatzënë

Më: 22 janar 2019 Në ora: 23:58
Ilustrim

Faktorët kryesorë që zvogëlojnë shanset për të pasur një fëmijë janë të njohura: pirja e duhanit, konsumimi i alkoolit, pilulat për kontrollin e lindjes, etj.

Megjithatë shumë shpesh edhe mungesa e këtyre arsyeve nuk garanton që ju do të mbeteni shtatzënë.

Ka disa arsye të fshehura që po ju pengojnë të mbeteni shtatzënë:

Ju konsumoni shumë yndyra

Konsumimi i ushqimeve të skuqura, ato të përgatitura shpejt si në “Fast Food” ndikojnë negativisht në pjellori. Përpiquni të kufizoni konsumin e këtyre ushqimeve, duke i zëvendësuar ato me karbohidrate të shëndetshme.

Kur keni neps për yndyra, më mirë të konsumoni banane, bajame ose kos frutash.

Bëni shumë ushtrime

Ushtrimet mund të përmirësojnë pjellorinë tuaj në një masë të caktuar, por është e rëndësishme të mos bëni më shumë seç duhet. Tejkalimi mund të ndikojë në balancën tuaj të energjisë dhe ndikon gjithashtu negativisht në ciklin tuaj riprodhues.

Hulumtimet kanë treguar se stërvitja e gjatë dhe intensive e përditshme mund të ndikojë në aftësinë tuaj për të mbetur shtatzënë. Moderimi është çelësi për të ruajtur shëndetin dhe mirëqenien tuaj.

Partneri juaj është i stresuar

Studimet tregojnë se fertiliteti i një njeriu është prekur ndjeshëm nga streset e jetës, duke përfshirë punën, familjen dhe jetën shoqërore.

Të jesh i paaftë për t’u përballur me këto probleme ka gjithmonë ndikim negativ. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...