Fëmija i vogël e ka sensin më të mirin të humorit

Life style

Fëmija i vogël e ka sensin më të mirin të humorit

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 17:23
Foto ilustrim

Sipas një anketimi nga ‘YouGov’, rezulton se fëmijët e vogël janë anëtarët më qesharakë të familjes.

Anketimi ka pyetur familje të shumta për t’i përshkruar trajtat e tyre të personalitetit dhe shumica e fëmijëve të vegjël e konsiderojnë veten me sens të mirë të humorit.

Rezultatet tregojnë se 46% e fëmijëve të vegjël të familjes e konsiderojnë veten shumë më qesharakë sesa vëllezërit dhe motrat e mëdha.

Sidoqoftë, pohimin e tyre e mbështesin edhe shkencëtarët.

Gazeta prestigjioze ‘The Guardian’ raporton se në librin ‘My Youngest, There’s No One Like You’, me autor Kevin Leman, listohen një grup komikësh ku të gjithë kishin qenë fëmijët e vogël në familjet e tyre.

Lista përmban emra të njohur komedianësh si Billy Crystal, Eddie Murphy, Goldie Hawn, Jim Carrey, Drew Carey, Whoopi Goldberg, Steve Martin, Jon Stewart, Ellen DeGeneres, Charlie Chaplin, etj.

Edhe anëtarët tjerë të familjes i kanë renditur fëmijët e vegjël si më qesharakët.

Në anën tjetër, fëmijët e parë konsiderohen të jenë më të përgjegjshëm, më të suksesshëm, më të organizuar dhe me më shumë vetëbesim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat