E dini për se shfaqet ndjenja sikur ju dhembin flokët?

Life style

E dini për se shfaqet ndjenja sikur ju dhembin flokët?

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 20:56
Foto ilustrim

Pakkush është përballur me ndjenjën sikur ka dhembje në flokë

Si është e mundur të ndodhë kjo? E keni dëgjuar shprehjen “po më dhembin flokët?” Kjo nuk është vetëm lojë fjalësh. Ekziston arsyeja përse dhembin flokët.

Mbase logjika na thotë që flokët nuk mund të dhembin, mirëpo kjo gjithsesi mund të ndodhë. E gjitha fillon nga maja e kokës, pastaj përhapet në flokë. Për këtë dhembje 50 për qind fajtor jeni vetë, ndërsa për 50 për qind të tjera trupi juaj.

Në të vërtetë, maja natyrale e kokës apo moslarja me rregull mund të çojë deri në grumbullimin e yndyrës në majë të kokës.

Kjo shkakton inflamacion dhe të kruar, madje edhe dhembje. Aq më tepër nëse kruheni, nxisni lirimin e kimikalieve për shkak të të cilave do të shkaktoni inflamacion në gjithë kokën.

Me fjalë të tjera, më shumë gjak do të gjendet në atë pjesë të kokës, andaj vjen deri te dhembja pulsuese.

Mirëpo, dhembja mund të ndodhë edhe pas larjes, pra për këtë duhet e kanë produktet për larje të flokëve të cilat i përdorim, sepse yndyra dhe ndotja grumbullohen në saje të kimikalieve nga ato produkte.

Për ta penguar këtë dhembje, flokët lani rregullisht dhe përdorni sa më pak produkte të cilat i “ngufatin” flokët.

Gjithashtu, kurdo që mundeni, shmangni frizurat e shtrënguara dhe përdorni shampo të cilat i zbërthejnë yndyrat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat