Truk për kaçurrelat më të bukur të cilët mezi prisni t’i provoni

Life style

Truk për kaçurrelat më të bukur të cilët mezi prisni t’i provoni

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 20:35
Foto ilustrim

Nevojitet vetëm një peshqir dhe pak durim!

Për kaçurrela idealë aparatet e stilimit nuk kanë rëndësi të madhe, por metoda e tharjes së flokëve.

Njëra ndër mënyrat më të reja të tharjes natyrale të kaçurrelave të cilat nuk dëmtohen quhet plopping dhe është shumë e popullarizuar mes adhurueseve kaçurrelave në gjithë botën.

E vetmja gjë që ju është e domosdoshme është fanella e zakonshme nga pambuku.

Në të vërtetë, në vend të tharjes dhe mbështjelljes së flokëve me peshqir, e gjitha që duhet të bëni është që të kulloni tepricën e ujit me duar dhe pastaj flokët t’i mbështillni me fanellën e pambuktë.

Ekzistojnë disa mënyra të thjeshta të cilat do t’ju mundësojnë që rrallë t’i lani flokët. Nëse përdorni vajra apo serume, do të ishte ideale sikur t’i qitni para se t’i mbështillni flokët me fanellë.

Për rezultate më të mira, lini flokët të lidhura në fanellë gjatë natës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat