Tendenca e re e grave dhe vajzave shqiptare: Kirurgji plastike organit gjenital - Bota Sot
Tendenca e re e grave dhe vajzave shqiptare: Kirurgji plastike organit gjenital

Life style

Tendenca e re e grave dhe vajzave shqiptare: Kirurgji plastike organit gjenital

Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 23:06
Foto ilustrim

Kirurgjia plastike në organin gjenital po tërheqë gjithnjë e më shumë gra e vajza në Shqipëri. Një pjesë për shkak të mentalitetit patriarkal për të rikthyer virgjërinë, dhe një pjesë për shkak të modernizmit të ekzagjeruar, sipas mjekëve po ekzagjerojnë me ndërhyrje, duke rrezikuar edhe shëndetin.

Trendi i ri i ndërhyrjeve plastike në Shqipëri nga femrat është kirurgjia e organit gjenital. Mjekët gjinekologë shprehen se ky trend po vjen në rritje, jo vetëm për femrat që kanë lindur fëmijë por edhe për ato në moshë të re. Por cilat janë ato ndërhyrje që kërkojnë më konkretisht?

Mjeku obster-gjinekolog, Avenir Balili, thotë se shpesh herë kërkojnë edhe ekzagjerime të, cilat nëse nuk bëhen nga specialistë, sjellin gjymtim por edhe dëmtime të pakthyeshme.

Një tjetër shqetësim që ai ngre, është vendosja e pirsing apo tatuazhet në organe gjenitale, të cilat shpesh herë shkaktojnë probleme dhe hematoma të rënda.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...