12 shenjat e horoskopit dhe dhuratat ideale për ditën e Shën Valentinit! - Bota Sot
12 shenjat e horoskopit dhe dhuratat ideale për ditën e Shën Valentinit!

Life style

12 shenjat e horoskopit dhe dhuratat ideale për ditën e Shën Valentinit!

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 07:31
Foto ilustrim

Sot është festa e shumëpritur e Shën Valentinit, festa kur të dashurit/ës tonë të zemrës i tregojmë dashurinë më shumë se çdo herë tjetër.

Zakonisht në këtë ditë jemi në mëdyshje se çfarë t’i dhurojmë personit më të veçantë për ne. Megjithëse letrat e dashurisë, trëndafilat, poezitë dhe kutitë me çokollata janë dhuratat e festës, çdo shenjë e horoskopit ka preferencat e saj.

Nëse doni të fitoni zemrën e dikujt për të cilin ndjeni dhe i dini shenjën zodiakale, nesër është dita me e mirë për t’ia shprehur me një dhuratë sipas shijes së tyre.

Dashi. Vërini në qendër të vëmendjes ditën e nesërme dhe do bombardoheni me puthje. Planifikoni një darkë me qirinj ose shkoni në një takim aventuresk duke i bërë dhuratë bileta udhëtimi, apo aksesorë për pajisjet elektronike. Edhe rrobat e mira bëjnë pjesë në shijet e Dashit.

Demi. Çojeni partnerin tuaj Dem në një ditë shoppingu dhe do fitoni zemrën e tyre. Planifikoni një darkë romantike në një restorant të mirë, mos harroni SPA pas darke.

Binjakët. Mënyra më e mirë për të kënaqur një Binjak do të ishte një koleksion dhuratash të mëdha dhe të vogla. Lërini të zgjedhin se çfarë duhet të bëni në këtë ditë. Jepini një listë opsionesh: Një takim në kinema, një darkë e gatuar në shtëpi. Mos harroni të flirtoni me ta dhe ti mbani gjërat interesante.

Gaforrja. Bëjini gjeste që ti tregoni dashurinë e pakushtëzuar që ndieni për ta. Dekorojeni shtëpinë me lule e qirinj për këtë ditë dhe do i bëni qejfin. Do e vlerësojnë përpjekjen që donit ta bënit këtë një ditë të paharrueshme për ta.

Luani. Nxirreni Luanin për një mbrëmje të mahnitshme ku ti lini mbresa. Trajtojini si mbretërorë dhe mbulojini me dhurata ekstravagante dhe klasike, si për shembull një verë e shtrenjtë, apo një buqetë të madhe me lule apo çokollata. Atyre u pëlqen të jenë në qendër të vëmendjes dhe do e vlerësojnë nëse ju ndiqni këtë plan.

Virgjëresha. Një virgjëreshë do vlerësonte dhuratat që i lartësojnë interesin, dhurata intelektuale që i ndihmojnë të organizojnë jetën e tyre. Nëse nuk jeni të sigurt për dhuratën, jepini një libër, sende shtëpiake apo gjëra që e bëjnë ditën e tij të ndihet e plotësuar.

Peshorja. Peshoret duhet ti mbuloni me afeksion në këtë ditë, ata thjesht nuk i kanë qejf dhuratat e luksit. Çojini për darkë në restorantin e preferuar ose gatuajini ushqimin që i pëlqen më shumë në shtëpi. Dhuratat e vogla si bizhuteritë unike, sendet që dekorojnë shtëpinë apo çdo gjë që është në shijen e tyre estetike, do i pëlqejë shumë.

Akrepi. Akrepi do vlerësonte gjithçka që vjen nga zemra, edhe nëse është diçka e vogël dhe jo shumë e shtrenjtë. Duke marrë parasysh se kjo shenjë është shumë e apasionuar pas seksit, nëse kaloni gjithë ditën në shtrat me ta do të ishte dhurata perfekte.

Shigjetari. Bëjini dhuratë shigjetarit aksesorë të lezetshëm, ose një arratisje romantike larg të gjithëve. Mund ti premtoni edhe një udhëtim në të ardhmen, pasi do e vlerësonin shumë.

Bricjapi. Mos u mundoni shumë ti impresiononi në këtë ditë, pasi do vlerësojnë më shumë vëmendjen dhe sinqeritetin tuaj së bashku me gjestet e vogla. Atyre nuk u pëlqen dukja në publik dhe një takim privat do e vlerësonin më shumë. Një sugjerim do të ishte një kujtim i vendosur në kornizë i juaji dhe partnerit tuaj.

Ujori. Surprizojini me ide të reja. Çojini për piknik ose për darkë anë lumi. Blijini një libër të mirë ose çojini në një udhëtim kampingu.

Peshqit. Ëndërrimtarët e ndjeshëm të zodiakut, Peshqit do e vlerësojnë me gjithë zemër faktin se dikush mori mundimin të planifikonte diçka romantike vetëm për ta. Dhurojini diçka me të cilën mund ti prekni emocionalisht, gjërat do të marrin një tjetër kuptim në marrëdhënien tuaj dhe do të lidheni përjetë. Çokollata, lule, verë e mirë, letra apo poezi për këtë shenjë sensuale të Zodiakut.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...